Dyshimet se Sarah Berisha mund t'i ketë thënë "PO" një propozimi i ngriti vetë ajo! Pak orë më parë, blogerja në një nga Instastory-it e saj publikoi foton e dorës, ku dukshëm kishte një unazë fejese dhe krah saj shkruante: "Ajo tha po!"
Sarah, lajmin e madh e la me aq sepse asnjë detaj tjetër nga publikimet e mëvonshme nuk lidhej me një propozim të mundshëm. Nga ana tjetër, as Dj Pm nuk ka ndarë asgjë me ndjekësit e tij, por gjithçka është e mundur. Sarah mund të ketë marrë një propozim, ose është një tjetër shaka që çifti bën me ndjekësit, duke marrë parasysh faktin që të paktën Dj Pm i njeh mirë rrengjet me tema propozimi.
Ndoshta është radha e Sarës. Ndoshta janë zyrtarisht të fejuar! Cilido qoftë rasti, urime çiftit.