Celebrity

Pas zërave se Margot Robbie qau pasi vizitoi Cara Delevingne, aktorja sqaron ngjarjen

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2022

Pas zërave se Margot Robbie qau pasi vizitoi Cara Delevingne, aktorja
GETTY IMAGES

Margot Robbie ka folur për lajmin se po qante pasi vizitoi mikeshën e saj, Cara Delevingne. Ajo sqaroi situatën, duke treguar se çfarë ishte duke bërë kur e kapën në foto paparacët.

@popcelebs i hope she’s okay, that’s worrying ? #fyp #caradelevingne #margotrobbie #foryou ? Silence - Silence

“E para, isha “po dhe po”. E dyta, nuk isha te shtëpia e Cara-s. Isha jashtë një shtëpie Airbnb që kisha marrë me qira për 5 ditë. Nuk isha duke qarë”, saktësoi ylli i “The Wolf of Wall Street”.

“Më kishte hyri diçka në sy. Po mundohesha të prekja maskën e fytyrës, të mbaja kafenë dhe nuk po hiqja dot një qime flokësh nga syri”.

Robbie e sqaroi ndodhinë sepse donte të korrigjonte narrativën që qarkullonte vërdallë.

Në fakt, thashethemet dolën kur mediet shkruan mbi një video ku Cara kryente sjellje të çuditshme në aeroport. Më pas, qarkulloi lajmi se Robbie vizitoi mikeshën e saj dhe paparacët e kapën duke lotuar, por pas shumë zërave, më në fund, Margot e qartësoi ndodhinë.