Letra 1
Prsh te gjitheve .. pasi lexova kete temen e sotme doja tju tregoja nje histori timen qe me ka ndodhur para 3 ditesh ... Ishte ora 5 e mbasdites dhe po kthehesha me metro nga puna , aty shoh nje vajze e cila po lexonte nje reviste ne kembe ... i vajta drejt dhe e preka me shpatull "per ta ngacmuar" dhe kjo nuk beri asnje reagim , un u ula ne stol dhe pasi arrita ne stacionin tim dola nga metroja dhe po ikja x ne shtepi , shoh qe kjo po vinte mbrapa meje , ndaloj ne nje cep rruge dhe kjo me vjen drejt dhe pa me folur fare me puth direkt ne buze , heh me pelqeu shum dhe nuk i kerkova shpjegime , thjesht vazhdoja dhe un ta puthja , mbas 5 minutash puthje kjo me sheh ne sy , nxjerr nje varse floriri dhe ma ve ne qaf dhe me thote "gezuar ditelindjen zemer" e shoh i habitur por nuk doja te prishja gjithcka dhe i them flm shum shpirt , e putha fort dhe i thash me duhet te iki tani , kjo me jep nje puthje te fundit me perqafon fort dhe me thote "ne rregull" un ika duke kthyer shpesh koken pas.... sot 3 dit me vone un ende nuk e kam kuptuar si dhe pse ndodhi ajo skene
Letra 2
Pershendetje anabel e di qe sdo ta postosh po nejse Nje nga historite e mia te cuditshme eshte qe mamaja e ish te dashurit tim ishte nje shtrig e vertet dhe gjithmon me historit e veta bla bla bla . Une jame ne gjendje te keqe ekonomike dhe i dashuri pasanik. Mamaja e tij nuk me pelqente fare dhe thonte e duhet ta marresh nusen me me klas e me lek qe gjithsecili te kete me cfare te paguaje e budalliqe te tjera te shekullit xixë. Donte te na ndante por une e doja A. me gjithe shpirt dhe kurrsesi nuk doja qe tu ndaja me te. Cte beja un e shkreta se mamaja e tij po na ndante avash avash dhe marrdhenia jone po ftohej. Dhe une u tregova pak dinake dhe fillova te ndiqja kudo qe shkonte "vjehrren" dhe ditet e para asgje jo normale thjesht pazar e budalliqe qe bejne njerezit e pasur. Por nje dite ajo nuk hypi ne makinen e saj dhe me shofer por ne taksi dhe kjo gje me beri shume pershtype. Edhe un vazhdoja ta ndiqja deri kur arriti nje bllok afer lagjes ku kishte shtepine dhe aty pash qe e puthi taksistin ne buze. Opp aty spo me zinte vendi. Ajo qe ishte me parime gjasme dhe me te vjetren e budalliqe doli kokrra e ..... Dhe mua faktikisht m vinte gjynah per A. Por ja qe keshtu ishte Isha e gezuar dhe e merzitur njekohesisht. Kisha bere gati 3 jave duke pare se cbente shtriga dhe i kisha mesuar ditet qe te marten dhe te shtunen vinte me taksi deri tek lagja X dhe ne fund takonte taksistin. Mora te dashurin dhe sajova nje situate sikur po dilnim dhe i thashe qe duhet te presim ketu nje shoqen time lorenen. Dhe me pas ndodhi ashtu sic e kisha parashikuar. Aty erdhi mamaja e tij dhe para se te hapte deren puthu taksistin dhe kur A e pa nuk mundi te rrinte me dhe filloi duke goditur shoferin duke e share dhe i tha mamase qe si mund tja bente kete Aty me erdhi jashtzakonisht keq por duhet te zgjidhja mes krenarise time dhe perulesise. Me pas kaluan disa jave dhe A nuk i kishte treguar te atit asgje.Nje dite prita derisa te zbriste mamaja e tijj dhe i thash qe une isha e varfer po te pakten kisha dinjitet dhe vlera ndryshe si ajo. Nuk e prisja po filloi te qante dhe duke me thene me fal e keshtu gjerash dhe qe te mos behesha si ajo. Ne fakt un nuk rrija dot me te dashurin pa i thene te verteten dhe u ndame.Sot e kesaj dite vazhdoj ta dua por nuk mund ta genjeja dhe kshu u ndame prej mamase se tij. Ata vazhdojne te jene familje e "bashkuar" dhe une vazhdoj jeten time. Uff Sesht e thenme anonim
Letra 3
Historia ime e cuditshme filloj ne 14 shkurt te 2007 me vdiq kushurira .Ishim larg, kur vajtem ke shtepia e tyre humba ndjenjat l, pasi me zgjuan aty bashkshorti me coj ne spital. pas surumit analizave mesuam qe isha shtatzan . Gjith shtatzania ishte e veshtir me shum rrija ne spital ne muajn e fundit merrja gjak sepse kisha shum anemi . Diten qe me filluan dhimbjet ne sallen e paralindjes ishim kater gra, njera ishte nga lagja ime, e njihja. ne oret e fundit te lindjes doktoresha u tha mamive ti vinin nje surum pas gjys ore kur hyri doktoresha filloj me te uleritur dhe i hoqi surumin mezi ja shpetuan gocen, pas dy javesh foshnja i vdiq. .Gruaja tjeter ishte shtat muajshe dhe shtatzania ishte nderprer, foshnja sjetonte. dhe nje grua nga fshati mosh e vogel qe bebin rrezikoi ta humbte. ndersa un nga frika me cpo shihja njoftova bashkshortin te rrinte me mua ne sallen e lindjes. .Kur djali im lindi nuk qau por vetem renkoi dy her ehhh ehhh si i rritur e spo merte frym. pedjatri ate nate i beri gjylpera, e vuri ne mask me oksigjen. nuk e pash djalin e moren as u peshua as ma vun ne bark kur mora veten pas dy oresh duke uleritur kam vajtur ke salla foshnjave djali ishte ne ikubator, ishte shum i vogel i bardh bore. kam qar nga gezimi mendova se sme tregonin se e kisha humbur. ate nat sleviza nga djali por qe atehere cdo nat shoh kushuriren e vdekur qe me ndjek te me mar foshnjen. kur e kujtoj syt me mbushen me lot . Me respekt per revisten naten
Letra 4
Mirmbrema Anabel.hera e pare qe po shkruaj se nuk i rezistova dof temes. Turp ndoshta eshte ta thuash por historia ime e çuditshme eshte qe nuk mbaj mend fare si e kam njohur bashkshortin, nuk di as si ta shpjegoj kte qe po them. Nuk e di ne ca momenti e kuptova qe nuk e mbaj mend por kam koh qe perpiqem ta kujtoj e nuk e di... nuk mundem as ta pyes se kushedi ca mendon, do me leri fare ose mos mendon qe jam cmrndur po dhe un po fikloj te mendoj mos jam cmendur. Di qe e dua burrin, mbaj mend cdo gje edhe kohen kur dilnim bashk para martese, ku shkonim, ca benim te gjitha i mbaj mend, dhe dasmen dhe jeten bashk keshtu qe sbesoj te jet problem kujtese po vetem nuk mbaj mend si jemi njohur e si jwmi lidhur. Asnje nyk e di kte gje po ua them vetem juve,anonim normale.
Letra 5
Mirmbrema Anabel ! Meqe ra fjala tek historit e cuditshme , mu kujtua te tregoj nje histori qe me ka ndodhur para disa kohesh. Ishte mengjes dhe u nisa per shkoll si cdo dite . Ne cep te rruges para portes se nje shtepie nga ku kaloja qendronte nje qen ngjyr kaf qe sapo me pa filloi te vraponte per tek une me shpejtesi e filloi te leh.Ndodhi kaq shpejt sa nuk me la koh te mendohesha per ndonje gur apo dicka qe ta largoja e fillova te bertas e mbulova syt me duar , mbeta ashtu per disa sekonda e kur vura re qe spo ndodhte gje hoqa duart nga syte e cte shoh , qeni kishte ngordh para kembeve te mija . U tmerrova , e hika ne shpi prap. Pastaj pas dy muajsh qe me kishte ndodh kjo gje e pash prap qenin kaf tek e njejta port por kte her nuk levizi ....Pastaj nuk e kam par me !
Letra 6
Pershendetje anabel vendosa te tregoj dhe une historin time te cuditshme. Ne femijerin time per burrin e halles isha mbesa e preferuar..ai me kishte shum xhan dhe me plotesonte cdo deshir..cfardo qe kerkoja.. mirpo kur mbusha 17 vjec fillova te mbaja veten..vishesha bukur,lyhesha etj etj..! Nje dite isha vetem ne shtepi mami dhe babi kishin shkuar tek gjyshja dhe vllai kishte dal me shoket. pas 30 minutash bie dera dhe e hap ishe burri i halles..kishte ardhur te merrte babin qe te dilnin,i ofrova te hynte brenda dhe i dhash nje got raki dhe karamele..me tha je ber vajz per shpi u rrite tani, avash avash behu gati..! nderkoh e pyes se per cfar e kishte fjalen sepse nuk po e kuptoja dhe me tha te ta shpjegoj me raste konkrete? po i thash. aty vjen me kap nga floket dhe me shtrin ne krevat..ne fillim kujtova se po bente shaka por pash qe mori nje pamje te frikshme ne fytyr dhe fillova te berrtas NDIHME.! komshia perball kishte degjuar dhe vjen troket ne der..ai nuk dinte cfar te bente, me mbylli gojen,priti derisa u largua komshija dhe me tha "tani po iki..kte her shpetove" nxori nje thike nga xhepi ma drejtoi drejt fytit "nqs ti tregon cfar ndodhi sonte ti dhe familja jote nuk do jeni me gjall brenda 24 oreve" Aty u largua...prinderit erdhen dhe un dridhesha nga frika, nuk dija cte beja dhe vendosa mos te tregoj.! Dhe sot e kesaj dite nuk i kam treguar gje per kte ngjarje.! ai maskara vjen ende ne shtepin tone dhe me shikon me nje veshtrim kercenues..nuk di cte bej anabel te lutem postoje historin time..kam nevoj per disa keshilla
Letra 7
Historia ime me e cuditshe qe me ka ndodhur dhe se harroj deri ne fund te jetes time, me ka ndodhur para 5 vjetesh ne moshen 16 vjecare. Sebashku me familjen ishim per pushime verore ne Velipoje dhe si cdo dite futem ne det dhe notoja (theksoj qe dija shum mire not) kur papritur nje rryme me terhoqi koken brenda dhe ju betohem mundohesha te dilja e nuk mundja, aty ne fund te detit pashe nje guacke te bardhe dhe mendova ta merrja, dhe mendoja me vete mos te dal nderkohe qe zhytesha akoma me thelle, pastaj me zgjati doren nje nuse e veshur me fustan nuserie e me tha eja me mua dhe sa i preka doren mua mu prene ndjenjat dhe vetem kur jam zgjuar ne spitalin e shkodres.. Aty shikoja rrotull dhe shihja vetem mjek e infermiere dhe i pyes ku jam dhe me treguan qe je ne spital. Pasi takova njerzit i pyeta ca me ndodhi, un e mbaja mend deri ne momentin qe preka doren e asaj nuses dhe asgje tjeter, kur me treguan qe nje djale rreth moshes 22 vjec atehere, me kishte nxjerr nga uji. Familja e kishte pyetur si quhej dhe i kishte then Paulin, ato e kishin falenderuar dhe kishin dashur ti jepnin dicka ne shenje falenderimi, por ai nuk kishte pranuar asgje. Me vjen keq qe nuk arrita ta njihja , pasi me shpetoi jeten, por po mos te ishte ai njeri un sot do isha e vdekur. Nuk di asgje per te vetem se ishte nga Shkodra e quhej Paulin por deshira e madhe qe me ka shoqeruar me vite ishte ta gjeja dhe ta falenderoja pasi i kam borxh jeten. Ju betohem qe esht histori e vertete. Un qe nga ajo dite e kam marre frike detin, nuk bej not me, maksimumi deri ne gjoks futem ne uje dhe dal. Se di por mendoj se fatin e ka caktuar zoti, ai e di diten kur lindim dhe diten kur vdesim. Ju falenderoj per vemendjen tuaj. Te keni jete te gjate. Naten e mire
Letra 8
Mirmbrema juve qe po me lexoni pergjumesh nga ekrani. E di qe do paragjykhem keq dhe do quhem anti shqiptare por ja qe kur rritesh larg Shqiperis fati te lidh me njerez qe ty sta pret mendja. Un jetoj prej 5 vitesh ne Gjermani dhe i dashuri im eshte Serb. Pervec faktit qe ska pasur asnjehere rracizem mes nesh, ai ndonjeher tenton edhe te mesoj shqip. Pyetja qe marr gjithmone nga ai eshte "Si mund te reagojne prinderit e tu?" Nuk e mohoj qe trembem kur e mendoj se sa shume mund te gjykohem por esht e padrejte ti vesh vizen njerzve vetem per ngjarje qe kan ndodhur midis dy vendeve. Te duash nuk eshte turp, rendsi per mua ka qe marr respektin dhe dashurine qe meritoj. Asnje nga ne nuk ka vrare e prere njeri, por duhet te kemi parasysh se ne shqiptaret perbuzim njeri tjetrin, bejm dallim midis nje te bardhi dhe dikujt me ngjyre, i holle apo i dobet (nderkoh qe kur na vjen ndonje zezak i huaj per vizit ne vendin tone, e respektojm sikur te ket zbritur nga qielli). Jemi pak hipokrit...mos ta mohojm, Po e mbyll duke ju thene se cudia me e madhe 3 dit zgjat, beni cfar tju doj zemra. Paula.
Letra 9
kjo esht vertet e cuditshme!
mirmbrema anabel dhe ju anabelista.
shum shpesh ne shtepine time ndodh dicka e cuditshme, here pas here televizorit i ngrihet zeri ne maksimum dhe kur tentojm tja ulim zerin esht e pamundur. dhe nje rast tjeter qe ndodh shpesh po prap ne shtepin time esht kur te gjith familjaret jemi ne gjum dhe ne oret e vona te nates na ndizet drita e aneksit! mos valle shtepin time e kane pushtuar shpirtrat?
flm anabel