Celebrity

Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve: Shpjegimi i ëndrrave më të zakonshme

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2022

Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve:

Nëse je tipi që sheh shumë ëndrra, mirë se erdhe në këtë artikull! Tani, le të shpjegojmë 5 ëndrrat më të zakonshme:

Sheh në ëndërr sikur të ndjekin?

Një afat apo marrëdhënie po të shtyn t’i japësh fund. Nënvetëdija jote po të thotë të mos përjetosh më barrën e rëndë të një situate apo raporti që do ta ndërpresësh. Një ndjesi mbytjeje të përshkon dhe të përndjek edhe në ëndrra.

Zbulon një rrugë/ shteg të ri

Në fakt, kjo është një ëndërr pozitive, pasi do të thotë të zbulosh një pjesë të panjohur të vetes, apo edhe aftësi dhe mundësi të reja.

Vonesa

Emocionet që po mbizotërojnë në jetë tënde janë ankthi, zhgënjimi dhe pamundësia për të vepruar në kohë. Kjo ëndërr nënkupton se po humbet diçka në jetën tënde dhe ti apo të tjerët, nuk po bëjnë asgjë për ta ndryshuar.

Je i/e papërgatitur përpara një provimi

Kjo do të thotë se mund të ke dyshime në vete. Ndoshta nuk je i/e sigurt për kryerjen e një detyre, apo je i/e shqetësuar se ç’ide kanë krijuar për ty njerëzit e afërt.

Rënia e dhëmbëve

Kjo ëndërr mund të lidhet me ndjesinë e plakjes, ndryshimin në rutinën e ushqimit, por edhe ndoshta se ke marrë përsipër diçka që është më e madhe se ti dhe se ke frikë ta përballosh.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI