Alketa Vejsiu sqaroi tërthorazi se “i bëhet zemra mal” për të gjitha sukseset e produksioneve të Tv Klan, duke hedhur poshtë pretendimet se ka ironizuar Luana Vjollcën.
Pak ditë më parë, nëpër disa portale u përfol se Vejsiu ironizoi emisionin e ri të Luana Vjollcës, “Zemër Luana”. “Ju lutem shumë, mos bërtisni shumë se është dhe Luana këtu sonte dhe mos shqetësohet. Kështu që, çik më ngadalë emisionin,” tha javën e kaluar Ermal Mamaqi gjatë “Dance Albania”.
“Dëgjo, jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik. Kemi tigra, kemi gjirafa, kemi mjelma, kemi...” tha duke qeshur Vejsiu, para se të ndërpritej nga Visjan Ukcenaj. Komenti i saj u raportua në portale si thumb për Luanën.
Në emisionin e fundit të “Dance Albania”, Visjani, i eleminuar nga gara, ftoi Vejsiun në “Klanifornia Dance”, skeçet e "Klanifornia" ku aktorët imitojnë "Dance Albania".
“Unë deklaroj gatishmërinë time për të ardhur në çdo program që realizon televizioni Klan. E bëj këtë në fillim për televizionin Klan.” – tha Vejsiu.
“Po te Luana, do shkosh?” ngacmoi Ukcenaj.
“Patjetër. Unë luaj në një formacion të madh që quhet televizioni Klan dhe jam pjesë e kësaj skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegëve, për të gjithë produksionet që bëhen këtu. Alketa mendon ndryshe. Unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve.”
Në janar të vitit 2020, në një foto të Marinës dhe Luana Vjollcës, Revista Class, që zotërohet nga Alketa Vejsiu, ironizoi jetën që vajzat e showbiz-it shqiptar bëjnë në Dubai. Përpos kritikave të ndjekësve në lidhje krahasime të tilla si bukuri arabe dhe italiane, të tjerë kritikuan Class për faktin që bashkëshorti i Marinës, pra Getoari, nuk është sheik dhe me Dubain e lidhin vetëm pushimet. E njëjta gjë u tha edhe për Luanën, e cila përflitet për një romancë me Krenar Çoçajn, që po ashtu nuk është sheik.
Në vijim, teksti u ndryshua në “motrat Vjollca në Dubai”.