Pak pas ndarjes zyrtare nga bashkëshorti Tom Brady, Gisele Bündchen duket se i është rikthyer sërish botës së njohjeve të reja.
Gjatë kësaj fundjave, modelja është parë duke ngrënë darkë me një tjetër sportist- kësaj here me instruktorin e arteve marciale, jiu-jitsu, Joaquim Valente dhe fëmijët e saj në Costa Rica.
Bündchen dhe Valente e njohin njëri-tjetrin prej po thuajse 1 viti dhe përgjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë munguar postimet rreth tij në rrjete sociale. Ndonëse deri tani gjithçka ka qenë në kuadër shoqëror, thashethemet se mes tyre ka diçka më tepër nuk kanë munguar. Burime pranë saj thonë se dyshja janë në fillim të romancës, por po e marrin shtruar...
Vetëm pak javë më parë, Tom dhe Gisele njoftuan publikisht se janë ndarë miqësisht pas 13 vitesh martesë, por do të vijojnë të ruajnë raporte të mira dhe të bashkëprindërojnë për prioritetin e përbashkët: 2 fëmijët e tyre.