Health

Ka një shpjegim pse ju nuk qëndoni dot pa një zhurmë në sfond

Ka një shpjegim pse ju nuk qëndoni dot pa një zhurmë në

Me siguri njihni dikë që nuk qëndron dot në makinë pa muzikë, nuk punon dot pa muzikë në sfond dhe e ka të pamundur të rrijë në një ambient ku mbizotëron qetësia, më shumë se 5 minuta.  Ajo që ndoshta s'dini është se ka një shpjegim psikologjik pas kësaj nevoje.

Sipas ekspertëve, zhurma në sfond shërben si shpërqëndrim. Kjo, është një mënyrë e efektshme, ku ne mbushim kapacitetin tonë të vëmendjes deri në maksimum me stimuj të tjerë, në përpjekje për të mos pasur më burime rezervë për gjërat që po përpiqemi të shmangim dhe të mos mendojmë.

Nëse kjo funksionon, njerëzit do të vijojnë ta bëjnë në mënyrë konstante për t'u ndjerë mirë. Kur shpërqëndrimi stopon për një moment, njerëzit ndjejnë emocionet negative dhe të pakëndshme të lindin prap brenda tyre. 

A mund të bëhet ky zakon i pashëndetshëm në ndonjë pikë? 

Zhurmat në sfond është mënyrë shumë e mirë për të menaxhuar emocionet. Nëse ndiheni i mbingarkuar apo i lodhur në ambientin e punës, ju s'do të donit të qanit, prandaj është e nevojshme të dëgjoni dhe të keni diçka që ju shpërqëndron. 

Gjithsesi, ju nuk do të donit ta ekzgjeronit me shpërqëndrimin tuaj, sepse si pasojë, në një moment të dytë do të përballeni me ankthin dhe mendimet që jeni përpjekur të shmangni. Sipas ekspertëve, shpërqëndrimi duhet përdorur qëllimisht dhe me masë. Kujtoni që mënyra të tjera efektive mund të jetë një seancë terapie, një aktivitet që ju e shijoni, reduktimi i kafeinës, apo praktika e frymëmarrjes së thellë. 

Bën sens që ne të mos duam të kujtojmë gjëra që na shkaktojnë ankth apo emocione të këqija, por nga ana tjetër është e nevojshme të përballemi për t'u shëruar prej tyre dhe jo më për t'u arratisur. Arratisja shkakton stres të shtuar. 

Zhurmat në sfond (një këngë, podcast, tinguj, një program, etj janë tunduese, por ju vijnë në ndihmë vetëm ndonjëherë. Nëse e ndjeni se keni një nevojë urgjente për të vrapuar nga dhoma që t'i shpëtoni emocioneve dhe mendimeve tuaja, është koha për t'u prezantuar me mënyra të tjera përballjeje.

Burimi: Huffington Post

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

There's an explanation why you can't stay without a noise in the background.

Ka një shpjegim pse ju nuk qëndoni dot pa një zhurmë në

You certainly know someone who can't stay in a car without music, can't work without music in the background and find it impossible to stay in an environment where calm prevails, more than 5 minutes. What you may not know is that there is a psychological explanation after this need.

According to experts, the noise in the background serves as a distraction. This is an effective way, where we fill our attention capacity to the maximum with other incentives, in an effort to no longer have backup resources for things we are trying to avoid and not think about.

If this works, people will come to do it constantly to feel good. When dispersal stops for a moment, people feel negative and unpleasant emotions arise again within them.

Can this habit become unhealthy at some point?

Background noises are a very good way to manage emotions. If you feel overworked or tired in your work environment, you wouldn't want to cry, so it's necessary to listen and have something that distracts you.

However, you would not want to exaggerate it with your dislocation, for as a result, at a second moment you will face the anxiety and thoughts you have tried to avoid. According to experts, dispersal should be used deliberately and in measure. Remember that other effective ways can be a therapy session, an activity you enjoy, reducing caffeine, or deep breathing practice.

It makes sense that we do not want to remember things that cause us anxiety or bad emotions, but on the other hand it is necessary to face to recover from them and no longer to escape. Escape causes added stress.

Noises in the background (a song, podcast, sound, a program, etc. are tempting, but you only come to the aid sometimes. If you feel you have an urgent need to run from the room to escape your emotions and thoughts, it's time to introduce yourself to other ways of facing each other.

Burimi: Huffington Post