Celebrity

Çfaaaarëë?! Po thuhet se Emily Ratajkowski po del me Pete Davidson

Shkruar nga Anabel

14 Nëntor 2022

Çfaaaarëë?! Po thuhet se Emily Ratajkowski po del me Pete
GETTY IMAGES

Nuk mund ta besojmë, por po, thuhet lart e poshtë se modelja Emily Ratajkowski dhe komediani Pete Davidson po dalin bashkë!

Pavarësisht lajmeve për takimet e modeles me aktorin Brad Pitt, apo puthjes së saj me DJ Orazio Rispo, një person i ka thënë llogarisë së thashethemeve në Instagram, @deuxmoi se Emily dhe Pete janë bashkë.

Çfaaaarëë?! Po thuhet se Emily Ratajkowski po del me Pete
@deuxmoi/ Instagram

“Nuk mund ta besoj që po e them. Emrata dhe Pete Davidson janë në një takim në Brooklyn. Duke mbajtur duart dhe të gjithaaaa. Duart e tij ishin gjithandej mbi (trupin) e saj dhe qartazi, po dalin bashkë”, shkroi personi anonim.

As Pete dhe as Emily nuk kanë reaguar ndaj thashethemeve, por shumë thashetheme priten.

Të dy ata janë beqarë, Pete, pas ndarjes së bujshme nga Kim Kardashian dhe Emily, pas divorcit po aq të famshëm nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard.

Artikuj të sugjeruar:

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI