Celebrity

Beyonce, Jay-Z, etj. - s'do t'u pëlqejnë shumë fjalët e fundit të Kanye West!

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2022

Beyonce, Jay-Z, etj. - s'do t'u pëlqejnë shumë
Photo Credits: Wire Image

Në një deklaratë të fundit, Kanye West pretendon se njerëz të njohur si Jay-Z, Beyonce apo LeBron James janë "të kontrolluar" nga fuqi më të larta dhe se prindërit e Michael Jordan ishin të dy "të sakrifikuar". 

West, 45 vjeç, ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të një paparaci nga brenda një automjeti, kur nisi të shpjegojë se pse artisti nuk mund të kontrollohet.

"Ata nuk mund të më kontrollojnë mua. Mund të kontrollojnë Shaq, mund të kontrollojnë Charles Barkley,  LeBron James, mund të kontrollojnë Jay-Z dhe Beyonce, por jo mua."

West ka të ngjarë t'i referohet faktit që Shaquille O'Neal foli kundër tij në Twitter dhe se James vendosi të heqë dorë nga episodi i "The Shop" me reperin.

Kanye "Ye" West tha gjithashtu se lideri fetar, Louis Farrakhan e ka ofenduar, përpara se të vazhdonte të fliste për sakrificat e Hollywood-it.

Sakrificat e Hollywood, sipas Kanye West

"Mamaja ime [Donda West] u sakrifikua. Michael Jordan, po në lidhje me të? Babai i tij, apo jo? Bill Cosby, djali i tij, apo jo? Dr. Dre, djali i tij. Këtu në Hollywood, shumë njerëz janë zhdukur. Ndjehet sikur shumë prej tyre janë të kontrolluar, të traumatizuar."

Ye shtoi:

"Ata duan të fitojnë para dhe të traumatizojnë. Më goditën. GAP, Adidas, të gjitha këto. Megjithatë, Forbes, që më urren, duhej të shkruante, "Pasuria neto: 400 milionë dollarë".

Ai më pas tha se mund të thotë çfarë të dojë dhe të mos shkojë në burg, sepse nuk ka vrarë askënd. 

"E vërteta do të dëgjohet. Ju nuk mund të dërgoni asnjë nga këta Meek Mills, Puffies apo Lil Boosies, asnjë nga këta emra. Njerëz që duhet t'ju dëgjojnë, sepse kanë probleme ligjore."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom)

Pavarësisht se kohët e fundit pohoi se do të "agjëronte" me fjalët për 30 ditë, West vazhdon ta fusë veten në telashe me çdo fjalë që thotë, të hapë debat, të "zgjojë" njerëzit...quajeni si të doni.