Celebrity

Ish-i i Gigi-t është arsyeja pse ajo dhe Leo DiCaprio e mbajnë lidhjen *kaq* private

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2022

Ish-i i Gigi-t është arsyeja pse ajo dhe Leo DiCaprio e mbajnë
Photo Credit –Instagram

Nëse ke jetuar jashtë orbitës sonë, po të bëjmë një përmbledhje fare shkurt: Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio janë të lidhur.

Pse ke parë shumë pak foto të tyre? Sepse po e mbajnë lidhjen super private!

Pse po e bëjnë këtë? Ja, arsyeja është shumë interesante: Për hir të Zayn Malik, ish-it të Gigi-t.

Burime të afërta me çiftin shprehen se: “Gigi dhe Leo janë bashkë dhe janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, por Gigi po e mban marrëdhënien shumë private.

Malik është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi modelja ka parasysh ndjesitë e tij dhe nuk do të tregojë mungesë respekti ndaj ish-partnerit.

“Gigi dhe Zayn duan më të mirën për njëri-tjetrin dhe po përpiqen të bëjnë maksimumin që të jenë prindër të mirë për Khai-n, duke u kujdesur për të në mënyrë të shëndetshme”, theksoi burimi.

Në shtator, në kulmin e thashethemeve për lidhjen e Gigi-t me Leo-n, fansat vunë re se Zyan i kishte bërë unfollow në Instagram Gigi-t.

Më vonë, u tha se e kishin rregulluar disi marrëdhënien, por kjo nuk do të thotë se Zyan shkoi te profili i Gigi-t dhe klikoi mbi opsionin “Follow”.

Malik dhe Hadid kanë qenë të lidhur për 6 vite, derisa u ndanë në tetor të vitit 2021, pasi u raportua se Zayn kishte goditur të ëmën e Gigi-t, Yolanda Hadid, pas një sherri. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Khai.

Artikuj të sugjeruar: