Promo

Gjithçka që të duhet për fillimin e shtatorit, në një vend të vetëm!

Gjithçka që të duhet për fillimin e shtatorit, në
Toptani

Ka një ritëm të padukshëm që udhëheq jetën e mamave. Është alarmi që bie herët në mëngjes, është zëri i fëmijëve që kërkojnë gjërat e tyre, është gjithmonë një listë e gjatë që kurrë nuk mbaron: uniforma për shkollë, atlete për aktivitetet sportive, fletore e libra, dhurata për ditëlindjen e një shoqeje, një kafe e shpejtë mes takimeve të punës, etj, etj. Dhe në këtë vorbull detyrash, pyetja që lind çdo ditë është: ku ta gjej gjithë këtë kohë?

Mamaja moderne ka mësuar të jetë organizatore, menaxhere, kujdestare, profesioniste dhe gjejeni çfarë? I bën të gjitha në të njëjtën ditë! Një nga këto mama ishte Ana, një lexuese e rregullt e Anabel, e cila na shkruan një pasdite mes-gushti me lodhjen që i lexohej mes rreshtash, që ta ndihmonim për t'i sugjeruar një emër ku të mbaronte çdo punë që i kërkon kaosi i fillimit të shtatorit.

Ana, ishte nga ato gra që mezi arrijnë të bëjnë pushim mes dy telefonatave. Shtatori për të nuk ishte thjesht “muaji i kthimit në shkollë”, por muaji i nisjes nga e para: rregullime në punë, nevoja për garderobë të re, libra për fëmijët, vegla për sport, një orar i ri që duhej balancuar. Ajo e dinte që lista ishte shumë më e gjatë sesa koha në dispozicion.

Sigurisht, ne kemi gjithmonë një emër dhe e ndamë pa më të voglin hezitim: TOPTANI!!

Qendra tregtare nuk ishte thjesht një destinacion shopping-u për të, por një përgjigje e thjeshtë ndaj një pyetjeje të përditshme: “Ku mund t’i gjej të gjitha?” Në katet e fashion-it, ajo na tha se gjeti veshje për të dhe aksesorë që i duheshin patjetër për zyrë.

Fëmijët u mahnitën dhe ekzaltuan me raftet e mbushura me çanta, lapsa, fletore dhe pajisje shkolle që e bënë kthimin në bankat e shkollës më argëtues, por zbrazën kuletën e Anës.

Një ndalesë e shkurtër tek dyqanet e teknologjisë i solli kufjet që e shoqëruan gjatë ditës. Dhe mbi të gjitha, një kafe në fund të udhëtimit i dha asaj luksin e vogël të thoshte: “sot ia dola”.

Kur Ana u kthye ne inbox-in tonë për të na telefonuar, na tha se atë ditë, kuptoi se nuk kishte vetëm bërë blerje. Kishte fituar kohë, kishte kursyer energji dhe kishte gjetur një vend ku gjithë familja ndihej e lirë të merrte frymë. Sepse Toptani nuk është thjesht një qendër tregtare, është pika ku kryqëzohen nevojat, dëshirat dhe prakticiteti.

Atje, një mama apo e gjithë familja nuk është thjesht konsumatorë. Ajo është menaxhere e kohës së saj. Dhe Toptani është vendi që ia thjeshton këtë rol, duke i sjellë pranë çdo gjë që kërkojmë, nga veshjet, tek aksesorët, tek librat e fëmijëve, tek momentet e vogla të pushimit.

Mesazhi është i thjeshtë: Mes një jete që nuk ndalet kurrë, zgjidh një vend që t'i ofron të gjitha: Toptanin!

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.