Celebrity

Amber Heard “zhduket” nga Twitter, pasi e bleu Elon Musk

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2022

Amber Heard “zhduket” nga Twitter, pasi e bleu Elon Musk
@amberheard/ Instagram

Blerja e Twitter-it nga Elon Musk nuk solli vetëm pushimin e një pjese të mirë të stafit nga puna, por edhe mbylljen e llogarisë së Amber Heard, e cila në heshtje “u zhduk” nga rrjeti social.

Mediat dhe njerëzit në Twitter vunë re se llogaria e Amber “nuk ekziston” dhe në fakt, mendojmë se nuk është aspak rastësi që çaktivizimi ndodhi pasi Elon bleu Twitter-in. 

Llogaria e Heard kishte 5.3 milionë ndjekës dhe në fakt, ajo nuk ishte shumë aktive, pasi postimi i fundit ishte në qershor dhe përkonte me vendimin e gjyqit të famshëm mes saj dhe Depp.

Musk dhe Heard kanë qenë të lidhur, pasi kjo e fundit u nda nga Johnny Depp.

Elon dhe Amber nisën të dilnin për pak kohë dhe pas ndarjes, thanë se ruanin konsideratë, respekt dhe miqësi me njëri-tjetrin, por mesa duket, Amber hoqi dorë nga llogaria e saj. 

Nëse jeni kuriozë, ja disa reagime nga përdoruesit e Twitter-it:

Artikuj të sugjeruar: