Celebrity

Trendi i ri i Kanye-s: Reperi s'ka ndërmend të flasë me askënd për 30 ditë!

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2022

Trendi i ri i Kanye-s: Reperi s'ka ndërmend të flasë me

Kanye West ka dëgjuar dhe folur aq shumë kohët e fundit sa vendosi të bëjë një "detox" për 30 ditë!

West, i cili falë Elon Musk i është rikthyer Twitter-it njoftoi se ka vendosur "të mos i flasë askujt për 1 muaj". 

"Nuk do të flas me askënd për të paktën 1 muaj. Do të bëj një agjerim verbal. Zero alkool. Zero film për të rritur. Zero seks. Asgjë. Amen!"- shkruan Kanye i cili e mbyll statusin duke thënë se "Twitteri i tij është ende "flakë"!

Trendi i ri i Kanye-s: Reperi s'ka ndërmend të flasë me

Reperi ka qenë i shinjestruar dhe "ndëshkuar" nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të mirë që pas deklaratave të bëra në lidhje me hebrenjtë. West humbi gjithashtu statusin e milionerit, por sidoqoftë për aktualisht është në biseda e sipër për blerjen e një platforme alternative "Parler" të cilën e quan si një platformë të paanshme ku "zërat e shquar amerikanë" do të të mund të flasin drejt.

 platformës alternative të mesazheve Parler, e cila e konsideron veten si një platformë e paanshme dhe është e njohur me zërat e shquar konservatorë amerikanë.

Ndërkohë për 30 ditë, Kanye s'i flet askujt. Fiksojeni mirë, askujt!