Nëse gjithë bota u surprizua/shokua nga fotoja e Hailey Bieber dhe Selena Gomez, për këtë të fundit nuk ishte ndonjë ndodhi e jashtëzakonshme.
Aktorja tha në një intervistë të re se fotot e bëra muajit e kaluar nuk ishin “një punë e madhe”.
“S’është ndonjë gjë e madhe,” tha Gomez për Vulture teksa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm në Apple TV+, "My Mind and Me".
Pra, për Selena-n ishte një foto krejt normale, duke theksuar edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre.
Takimi i papritur ndodhi disa javë pas Hailey dha në podkastin “Call her daddy” se nuk kishte asnjë “dramë” mes saj dhe Selena-s. “Ka vetëm respekt,” tha ajo.” Kam vetëm dashuri. Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askuj diçka tjetër përveç respektit. E respektoj shumë.”
Justin dhe Selena u ndanë përfundimisht në 2018-ën, vetëm disa muaj para se Justin t'i propozonte Hailey-t. Prej vitesh, Hailey ka qenë në shënjestër të fansave të ish-çiftit dhe ka adresuar vazhdimisht urrejtjen që ka marrë nga ata. Tani, pas fotos së famshme, besojmë se drama ka marrë fund përgjithmonë.
- Selena Gomez flet për përjetimet e saj kur u diagnostikua me çrregullim bipolar
- Pra, si dhe pse ndodhi takimi (dhe përqafimi) mes Hailey Bieber dhe Selena Gomez?
- Këtë fustan që Hailey Bieber mban veshur, bëjeni screenshot sepse do t'ju DUHET!
- Test: A do të bëje paqe me ish-in e partneres/it?
- Reagimet e njerëzve pas fotos së Selena-s dhe Hailey-t
- WOW! Selena dhe Hailey pozojnë pranë njëra-tjetrës