News

Ajola Xoxa për të atin e ndjerë: ‘Kam një dhimbje therëse sikur shpirti të më jetë çarë në dysh’

Ajola Xoxa për të atin e ndjerë: ‘Kam një dhimbje

Publicisti Arben Xoxa, djali i shkrimtarit Jakov Xoxa dhe babai i Ajola Xoxës, ndërroi dje jetë në moshën 67-vjeçare si pasojë e kancerit. I specializuar si kritik arti, veprimtaria e Arben Xoxës preku institucione të rëndësishme të fushës akademike dhe universitare në vend. Ai punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës, u punësua në Akademinë e Shkencave, në Shtëpinë Botuese Enciklopedike etj. Lajmin e ndarjes nga jeta e konfirmoi edhe vetë Ajola përmes një postimi të ndjerë në Instagram.


"I dashur babi im aq i shtrenjtë, 
të humbëm pas një lufte të vështirë e plot dhimbje me një monstër siç është kanceri. Unë dhe mami të mbajtëm në krahët tona deri në frymëmarrjen e fundit; deri në rrahjen e fundit të zemrës tënde plot dritë, ta mbajta dorën aty përmbi kraharor. Kam një dhimbje therrëse sikur shpirti të më jetë çarë në dysh. 
Shpirti i yt i mrekullushëm iku në paqe, i mbuluar në të bardhë siç edhe jetove, i ndriçuar nga drita e gjithë mirësisë dhe dashurisë që pate në zemër dhe mençurisë që pate në mendje nga fillimi i jetës e deri në fund.

Gjatë gjithë jetës tënde i dhe veç bardhësi e dritë kujtdo pate pranë, ndihmove këdo munde, sa herë munde, edhe kur mundësitë i kishim të vogla, ti gjithmonë deshe t’i ndihmoje ata që kishin nevojë. Nuk pate kurrë, kurrë urrejtje në shpirtin tënd, vetëm dashuri. Edhe me ata që deshën të të bëjnë keq, ti kishe forcën të ishe i butë, i mirë, gjithmonë i buzëqeshur. 
Edhe fjala e fundit që the në këtë jetë ishte “Zemër”, kaq shumë ndriçonte shpirti yt i bardhë.

Ti ishe një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm! Unë dhe mami patëm kaq shumë fat që të patëm ty si udhërrëfyes! Dhe kjo është ndoshta arritja më e madhe që mund të ketë një njeri në jetë babi im i mirë: ti e shtrëngove fort familjen tonë dhe bëre që ajo të ishte më e qeta dhe më e lumtura në botë. Gjithmonë thonim: a ka vallë të tjerë si ne të tre?

Ishe njeriu më inteligjent që njoha ndonjëherë, i etur për dije deri në fund. Ishe njeriu me shpirt më të pastër që njoha ndonjëherë, më i sinqerti që njoha ndonjëherë, më fisniku që njoha ndonjëherë, me buzëqeshjen më të ëmbël që kam parë ndonjëherë. 
Ti ishe dashuria ime e madhe, heroi im, shkëmbi im i sigurt, mësuesi im, shoku im më i mirë!

Të dua shumë baba! Me të gjithë forcën e dashurisë që ndonjëherë ka ndier njeriu për njeriun! 
Të dua përgjithmonë!"

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Ajola Xoxa for her late father: 'I have a bitter pain as if my soul has broken me in two'

Ajola Xoxa për të atin e ndjerë: ‘Kam një dhimbje

Publicist Arben Xoxa, the son of writer Jakov Xoxa and father of Ajola Xoxa, died yesterday at the age of 67 as a result of cancer. Specializing as art critic, Arben Xoxa's activity affected important academic and university institutions in the country. He worked as a lecturer at the University of Tirana, hired at the Academy of Sciences, the Encyclopedic Publishing House, and so on. The news of the separation from life was confirmed by Ajola himself through a late posting on Instagram.


"My dear father so expensive,
we lost after a hard struggle and pain with a monster such as cancer. I and Mom kept us in our arms until the last breathing; until the last beating of your heart full of light, I held my hand over my chest. I have a chilling pain as if my soul is split in two.
Your wonderful soul fled in peace, covered in white as you were, illuminated by the light of all goodness and love you had in your heart and the wisdom you had in mind from the beginning of life to the end.

Throughout your life, besides whiteness and light, to everybody near you, assisted everywhere you could, whenever you could, even when we were small, you always wanted to help those who needed them. You never, never hate in your soul, just love. Even with those who wanted to hurt you, you had the strength to be gentle, good, always smiling.
Even the last word that you had in this life was "Heart", so much your white spirit illuminated.

You were a father and a wonderful husband! We and Mom had so much luck to have you as a guide! And that's probably the biggest achievement a good man might have in life: you shaken our family and made her feel happier and happier in the world. We always said: are there other ones like the three?

You were the most intelligent man I ever knew, eager for knowledge to the end. You were the cleanest person I ever knew, the most honest I ever knew, the most noble I ever knew, with the sweetest smile I have ever seen.
You were my great love, my hero, my safe rock, my teacher, my best friend!

I love your dad! With all the strength of love that ever has felt for man!
I love you forever!"