Intervistat e Meghan Markle janë të rralla, por mjaftueshëm për të ndezur drama që zgjasin *me vite*. Dy intervistat e saj më të famshme, ajo me Oprah dhe The Cut duket se kanë qenë goxha shqetësuese për gjithë mbretërorët, por kryesisht për mbretin Charles.
Ekspertët mbretërorë së fundmi kanë bërë me dije se vetëm vendimi i Meghan për të dhënë intervista që ndajnë detaje nga jeta e saj mbretërore i ka mërzitur mjafturshëm.
Në veçanti, princi Charles me të cilin dukesha ka patur marrëdhënie të mirë, duket se ndihet "i lënduar" pas atyre që dëgjoi.
"Mendoj se princi Charles ka qenë i shqetësuar. Ai ndihet i tradhtuar prej saj sepse ishte shumë i dhënë pas Meghan. Eshtë paksa i lënduar."- shprehet eksperti autori përfaqësues i mbretërisë Christopher Andersen.
Sipas tij, mbreti Charles është ai që është zhgënjyer më tepër sepse bëhet fjalë për djalin dhe nusen e tij, të cilët kanë thënë gjëra mjaftueshëm *delikate* rreth tij dhe familjes.
Burimi: Cosmopolitan