Celebrity

Pse njerëzit mendojnë që Gisele Bündchen ironizoi Tom Brady-n kur njoftoi divorcin

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2022

Pse njerëzit mendojnë që Gisele Bündchen ironizoi Tom

Fansat janë të bindur se Gisele Bündchen ironizoi Tom Brady-in në deklaratën ku njoftoi divorcin.

Përdoruesit syshqiponjë të rrjeteve sociale vunë re zgjedhjen specifike të fjalëve të supermodeles në deklaratën e saj, e cila dukej se e bënte të qartë se ajo gjithmonë e ka vënë familjen e saj në vend të parë – ndryshe nga Brady, i cili thuhet se zgjodhi futbollin në vend që të shpëtonte martesën.

"Me shumë mirënjohje për kohën që kaluam bashkë, unë dhe Tom kemi vendosur të divorcohemi. Prioriteti im gjithmonë ka qenë dhe do të jenë fëmijët që kemi bashkë. Do të vazhdojmë të bashkëprindërojmë për t'u dhënë fëmijëve çfarë meritojnë,” tha Gisele.

Në një intervistë me revistën Elle të botuar në shtator, Giseleu u shpreh se kishte "shqetësime" për kthimin e burrit të saj në fushën e futbollit pasi fillimisht u tërhoq vitin e kaluar (dhe më pas e anuloi vendimin).

“Ky është një sport shumë i dhunshëm dhe unë kam fëmijët e mi dhe do të doja që ai të ishte më i pranishëm,” tha Bündchen. "Unë patjetër i kam bërë këto biseda me të pa pushim. Por në fund, mendoj se të gjithë duhet të marrin një vendim që funksionon për ta. Ai gjithashtu duhet të ndjekë çfarë e bën të lumtur.”

Në podkastin "Let's Go!", Brady ka vënë në dukje ndikimin e punës në jetën e tij.

"Kam 23 vjet pa festuar Krishtlindjen dhe 23 vjet pa festuar Thanksgiving, nuk kam festuar ditëlindje me njerëz të cilët më interesojnë që kanë lindur nga gushti deri në fund të janarit. Dhe nuk jam në gjendje të jem në funerale, nuk jam në gjendje të jem në dasma,” tha ai. "Mendoj se vjen një moment në jetën tuaj ku ju thoni: "E di çfarë? Unë jam i plotësuar dhe është koha për të vazhduar dhe për të kaluar në pjesë të tjera të jetës".

Brady dhe Bündchen u martuan më 26 shkurt 2009, në një ceremoni intime katolike në Santa Monica, Kaliforni. Së bashku kanë dy fëmijë, djalin Benjamin Rein dhe vajzën Vivian Lake.