Metropolitan

Çfarë ndodh kur aktorët eksitohen *vërtet* gjatë xhirimeve?

Çfarë ndodh kur aktorët eksitohen *vërtet* gjatë

Për shumicën e njerëzve, realizimi i një skene seksi përpara një dhome plot me njerëz dhe kamera tingëllon si një tmerr i vërtetë. Por për disa aktorë, është diçka krejt normale. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që këto momente realizohen gjithmonë pa probleme apo se për aktorët janë të thjeshta.

Herë pas here, aktorët eksitohen gjatë xhirimeve të skenave seksuale dhe është detyra e ekipit të produksionit që të kujdeset që situata të trajtohet në nivele profesionale për të gjithë të përfshirët – pavarësisht sikletit.

David Thackeray, një koordinator për xhirimet e skenave të intimitetit për shumë studio të Hollivudit, shpjegoi se si aktorët dhe produksioni i trajtojnë këto momente aksidentale të eksitimit. Sipas Thackeray, është e rëndësishme të "kuptohet se kjo është normale dhe se gjëja më e keqe që mund të bëni është të vazhdoni".

Sipas tij, është e rëndësishme të pranosh atë që po ndodh në vend që ta injorosh.

“Në vend që ta harrojmë ose të drejtojmë gishtin, në këto momente ne bëjmë pak pushim. E quajmë time-out!”, thotë David.

Pra, është diçka që ndodh dhe është e pashmangshme. Thënë kështu, për interesat më të mira të të gjithëve, është e rëndësishme që të përgatitet i gjithë ekipi përpara xhirimit të skenave seksuale.

“I themi edhe stafit për skenat që do xhirohen, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për lakuriqësinë që do shohin dhe të mos befasohen”.

Gjatë një interviste në janar 2019 me Mashable, koordinatorja për xhirimin e skenave intime, Ita O'Brien (e cila ka punuar në "Sex Education" të Netflix) tha: "Unë jam atje për t'i ndihmuar, duke u siguruar që të gjithë të jenë në rregull me skenat dhe lakuriqësinë. Unë i ndihmoj ata duke i dhënë një strukturë dhe proces specifik për të kaluar nëpër skena seksi."

Të famshëm të tjerë gjithashtu kanë folur për xhirimet e skenave seksuale. Justin Timberlake, i cili realizoi shumë skena seksi me Mila Kunis për “Friends with Benefits”, i tha BBC-së:

 “Në fakt është disi e bezdisshme, je aty për 12 orë, është rraskapitëse. Të gjitha ato skena rrotullohen rreth dialogut dhe ndërveprimeve fizike, është kaq e lodhshme.”

Samira Wiler nga “Orange Is The New Black” gjithashtu ndjeu sikur skenat e saj seksuale ishin padyshim jo seksi. “Patjetër që nuk ishte seksi. Dukej shumë mekanike”, tha ajo për Huff Post në 2014.

Caitriona Balfe e “Outlander” kishte një mendim të ngjashëm për xhirimet e këtyre momenteve intime.

“Nuk mund të them se më pëlqejnë të gjitha skenat seksi. Ato nuk janë më argëtueset për t'u filmuar," tha ajo për Express në shkurt.

Burimi: Pop Sugar

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉