Relationships

A quhet flirti tradhti?

A quhet flirti tradhti?

Kur njerëzit flirtojnë, a janë ata duke tradhtuar partnerët? Kjo pyetje ngre shumë debate dhe opinione të ndryshme në kultura të ndryshme. Rasti i fundit i shumë diskutuar është ai i Adam Levine, i cili publikisht pranoi se e "kishte kaluar masën" duke komunikuar me dikë që s'është gruaja e tij në mënyrë paksa flirtuese. Po cila është kjo masë? A është njësoj e pranueshme apo e papranueshme nga të gjithë?

Të gjithë ne, kemi shanse të mëdha që nëse ndërveprojmë fillimisht në mënyrë miqësore, më tej në komunikim të dyshimtë, pastaj flirtues...të arrimë drejt tradhtisë së plotë. Një "çkemi" miqësore është ndryshe nga një "çkemi" flirtuese, një "çkemi" flirtuese është ndryshe nga një mesazh intim dhe në të njëjtën kohë, të gjitha këto janë diçka tjetër nga seksi. 

Pra, cila është vija që ndan flirtin e padëmshëm nga tradhtia?

Në fakt, sipas studimeve, njerëzit thuajse në mënyrë universale pranojnë se kontakti fizik ose seksi oral me dikë që s'është partneri i tyre quhet tradhti. Të tjerë bien dakord që çdo lloj aktiviteti tjetër erotik me dikë që s'është partneri edhe nëse s'arrin në seks- quhet tradhti. Një pjesë tjetër është i mendimit se edhe puthja, prekjet intime, shkëmbimet e mesazheve seksuale, etj- është gjithashtu tradhti!

Ajo çfarë ne presim nga partneri ynë gjithsesi mund të jetë ndryshe nga ajo çfarë ne i lejojmë vetes të bëjmë. Për shembull, ka nga ata partnerë që ja lejojnë vetes të përfshihen emocionalisht me dikë përtej partnerit, por nëse e bën këtë pala tjetër e konsiderojnë tradhti. Hipokrizia ndikon shumë tek gjykimi i sjelljes së lejueshme apo të palejueshme. Në secilin rast, duhet të kujtojmë se lidhjet romantike kanë kontekst varësie. Sjellja e njërit prej partnerëve, mendimet, emocionet, etj ndikojnë tek tjetri dhe e kundërta. Prandaj, mënyra sesi ne ndërveprojmë me ata që s'janë partnerët tanë ndikon tek shëndeti i lidhjes dhe kërkon punë dyfish për të rikthyer besimin dhe harmoninë mes jush.

Burimi: Psychology Today

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Is flirting called cheating?

A quhet flirti tradhti?

When people flirt, are they cheating on their partners? This question raises many debates and different opinions in different cultures. The latest much-discussed case is that of Adam Levine, who publicly admitted that he had "crossed the line" by communicating with someone who is not his wife in a slightly flirtatious manner. And what is this measure? Is it equally acceptable or unacceptable to everyone?

All of us, there are great chances that if we interact first in a friendly way, then in suspicious communication, then flirtatious... we will reach full betrayal. A friendly "chat" is different from a flirtatious "chat", a flirtatious "chat" is different from an intimate message, and at the same time, all of these are something other than sex. 

So what is the line between harmless flirting and cheating?

In fact, according to studies, people almost universally agree that physical contact or oral sex with someone who is not their partner is cheating. Others agree that any other type of erotic activity with someone who is not the partner, even if it does not result in sex, is called cheating. Another part is of the opinion that kissing, intimate touches, exchanges of sexual messages, etc. is also treason!

What we expect from our partner can be different from what we allow ourselves to do anyway. For example, there are those partners who allow themselves to become emotionally involved with someone beyond their partner, but if the other party does this they consider it a betrayal. Hypocrisy greatly affects the judgment of permissible or impermissible behavior. In either case, we must remember that romantic relationships have a context of dependence. The behavior of one of the partners, thoughts, emotions, etc. affect the other and vice versa. Therefore, how we interact with those who are not our partners affects the health of the relationship and requires double work to restore trust and harmony between you.

Source: Psychology Today