
@orlandobloom/ Instagram
Katy Perry mbushi 38 vjeç dhe përpos tortës, urimi i Orlando Bloom ia ëmbëlsoi edhe më shumë ditën.
View this post on Instagram
Bloom postoi një selfie ku ai dhe Perry shihen të dashuruar dhe me buzëqeshjen vesh më vesh dhe shkroi: “Sa herë që bëjmë një rrotullim rreth diellit dhe arrijmë ta festojmë, kujtohem se në këtë rrugëtim jam me ty dhe pavarësisht motit, jam gjithnjë duke buzëqeshur”.
A nuk është urimi më perfekt për Instagram? I shkurtër, i ëmbël, drejt e në temë.
Katy dhe Orlando e kanë mbajtur mjaft private lidhjen dhe fejesën e tyre, por kanë 6 vite së bashku dhe një vajzë të quajtur Daisy.
Artikuj të sugjeruar: