Celebrity

Ndryshe nga markat e njohura, Netflix nuk e ndërpret bashkëpunimin me Kanye

Shkruar nga Anabel

27 Tetor 2022

Ndryshe nga markat e njohura, Netflix nuk e ndërpret bashkëpunimin me
NETFLIX

Kanye West mund të jetë i padëshirueshëm në industrinë e modës, por jo në Netflix.

Platforma gjigante ka vendosur të mos i ndërpresë marrëdhëniet me reperin, për të publikuar dokumentarin e tij, “Jeen-Yuhs”.

Në këtë dokumentar me 3 pjesë, Kanye rrëfen momentet më kulminante të jetës private dhe karrierës së tij.

Ndryshe nga Balenciaga, Vogue, Adidas dhe ekipi ligjor i reperit, të cilët kanë hequr dorë nga “Ye” për shkak të komenteve të tij anti-semitike kundër hebrenjve, Netflix ka vijuar bashkëpunimin dhe ka theksuar se dokumentari nuk përmban nota diskriminimi apo anti-semitizmi.

Netflix gjithashtu, ka përmendur edhe faktin që nuk i ka “braktisur” aktorët kur kanë qenë në situata të tilla, ndaj nuk ka pse ta bëjë me kontraversin Kanye West.

Artikuj të sugjeruar: