Që ta dini, aktori Matthew Perry ka zbuluar së fundmi se e ka ftuar Jennifer Aniston për të dalë shumëë para se seriali "Friends" të niste. Gjejeni çfarë?! Pavarësisht se dolën 1-2 herë, aktori përfundoi i refuzuar prej saj!
Në shkrimet e reja të kujtimeve të "Friends", Matthew sqaroi se ai dhe Jen e njihnin njëri-tjetrin shumë përpara serialit pasi ishin takuar në rrethana të tjera, përmes njohjeve të përbashkëta.
"U ndjeva menjëherë i tërhequr prej saj (si mund të mos isha?), e pëlqeva direkt dhe m'u krijua ndjesia se dhe ajo ishte njësoj e intriguar prej meje. Mendova se mund të kishim diçka, por nuk rezultoi kështu." - shkruan ylli i Friends.
Ai kujton se sapo mori lajmin se do të ishte pjesë e serialit, Aniston ishte njeriu i parë që ja dha lajmin.
"E telefonova dhe i thash se ishte njeriu i parë me të cilin doja ta ndaja këtë lajm. Menjëherë pasi nxora këto fjalë nga goja, u pendova. E ndjeja ftohtësinë që përmes telefonit. Tani që e kujtoj ishte e qartë që e kam bërë atë të mendoj se e pëlqeja shumë në një mënyrë tjetër dhe thjesht i përkeqësova gjërat kur i kërkova për të dalë."
Eshtë shumë e qartë që fillimi i marrëdhënies profesionale mes të dyve duhet të ketë qenë i sikletshëm! Dyshja punuan me njëri-tjetrin nga 1994-2004.
A do të bëheshin miq më vonë? Jennifer e siguroi se po, por Perry refuzoi të ishte miku i saj sepse *kishte ndjenja*.
Gjatë gjithë realizimit të serialit, ai pranon se ndjenjat ndaj Jen nuk u zbehën dhe se përshëndetjet para dhe pas xhirimeve ishin gjithmonë të sikletshme.
Burimi: Cosmopolitan