Ka vite që njerëzit kërkojnë që Rihanna të publikojë këngë të reja dhe mesa duket ka ardhur koha që kjo të ndodhë.
Një javë pasi nisën të qarkullonin thashethemet se Rihanna do të rikthehej në muzikë, është konfirmuar zyrtarisht.
Marvel Studios njoftoi se një këngë e re nga Rihanna do të dalë këtë të premte, si pjesë e kolonës zanore të "Black Panther: Wakanda Forever".
Tweet-i thjesht përfshinte shkronjën "R" me 28 tetor 2022, por "R"-ja më e rëndësishme është padyshim Rihanna.
Ky do të ishte një rikthim triumfues në muzikë, pasi albumi i saj i fundit doli gati 6 vite më parë.
? #ëakandaForever pic.tëitter.com/cUbiCvoFëT
— Marvel Studios (@MarvelStudios) October 26, 2022
Artikuj të rekomanduar:
Burimi: ET Online