Relationships

3 gjëra që duhet të keni parasysh kur seksi ishte *shumë* i keq!

3 gjëra që duhet të keni parasysh kur seksi ishte *shumë* i
Photo Credits: Adobe Stock

Seksi për herë të parë nuk është gjithmonë gjëja më magjepsëse. Lidhja me një partner të ri, edhe me një partner që ju pëlqen, mund të jetë e vështirë, të ndihet e pakëndshme ose thjesht ndryshe. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se s'mund të bëhet më mirë.

Nuk po flasim për seksin që është i keq për faktin se ata nuk respektuan kufijtë tuaj ose përndryshe ju bënë të ndiheni të pasigurt, natyrisht. (Nuk ka shanse të dyta në atë situatë.) Dhe ndoshta shkëndijat seksuale thjesht nuk janë aty - në këtë rast ju mund t'i besoni instinkteve dhe nuk keni nevojë që ne t'ju tregojmë se çfarë të bëni. Por është gjithashtu e mundur që ju duhet vetëm të përpunoni disa, le t'i quajmë, ngërçe.

Ja ç'duhet të bëni nëse hera e parë me partnerin tuaj të ri ju la për të dëshiruar:

Vendosja e pritshmërive shumë të larta është me rrezik, sepse shton edhe shanset për dështim. Pas herës së parë pyesni veten: A po përqendrohesha tek momenti apo isha fokusuar aq shumë në përvojën që kisha krijuar në mendjen time?

Nëse po e krahasoni këtë përvojë seksuale me atë që keni imagjinuar ose me partnerë të kaluar, ju po humbisni atë që është përpara jush. 

Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.

Bëhuni më të qartë në lidhje me atë se çfarë dëshironi të dy në shtrat: Seksi i keq në fakt, shpesh është thjesht pasojë e një komunikimi të keq. Ju duhet të komunikoni për seksin me partnerin tuaj, në mënyrë verballe ose joverbale. 

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se komunikimi është një rrugë me dy drejtime; kur shprehni dëshirat tuaja, sigurohuni që të pyesni edhe për të tyret. 

Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues!

Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një hall i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj. Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani end se partneri juaj (ose ju) mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit.

Burimi: Self

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

3 things to keep in mind when the sex was *really* bad!

3 gjëra që duhet të keni parasysh kur seksi ishte *shumë* i
Photo Credits: Adobe Stock

Sex for the first time is not always the most glamorous thing. Connecting with a new partner, even one you like, can be difficult, feel uncomfortable, or just plain different. But that doesn't necessarily mean it can't be done better.

I'm not talking about sex that's bad because they didn't respect your boundaries or otherwise made you feel insecure, of course. (There are no second chances in that situation.) And maybe the sexual spark just isn't there—in which case you can trust your instincts and don't need us to tell you what to do. But it's also possible that you just need to work out some, let's call them, kinks.

Here's what to do if your first time with your new partner left you wanting:

Setting expectations too high is dangerous because it increases the chances of failure. After the first time ask yourself: Was I focusing on the moment or was I focusing so much on the experience I had created in my mind?

If you're comparing this sexual experience to what you've imagined or to past partners, you're missing out on what's right in front of you. 

Focus on your senses by paying attention to what you are hearing, smelling, tasting and feeling. This mindful approach to sex can increase your pleasure by making it a wonderful sensory experience where you are more in sync with your partner.

Be clear about what you both want in bed: Bad sex is actually often just a result of bad communication. You need to have sex with your partner, verbally or non-verbally. 

It is also important to remember that communication is a two-way street; when you express your wishes, be sure to ask about theirs as well. 

Remember that sex is supposed to be fun!

Having sex should be fun and not a burden. We tend to worry about pleasing our partner, obsess over how we look, etc. Of course, it can be awkward if the sex was bad the first time, but remember that your partner (or you) may have been nervous, or perhaps worried about what you were thinking or feeling.

Source: Self