Metropolitan

Pas Balenciaga, edhe Adidas ndërpret bashkëpunimin me Kanye West

Pas Balenciaga, edhe Adidas ndërpret bashkëpunimin me Kanye West
Getty Images

Zyrtarisht, Adidas ndërpret marrëdhëniet dhe partneritetin me Kanye “Ye” West, pas deklaratave të tij anti-semitike.

Në deklaratën zyrtare, Adidas u shpreh se nuk toleron asnjë lloj gjuhë urrejtjeje dhe i etiketoi komentet e Kanye-s si “të papranueshme, të mbushura me urrejtje dhe të rrezikshme”.

Sipas markës së veshjeve dhe aksesorëve sportivë, Kanye ka “dhunuar vlerat e kompanisë mbi diversitetin, gjithëpërfshirjen, respektin reciprok dhe të drejtën”.

Kjo deklaratë vjen pasi Kanye tha se ai mund të bënte komente kundër hebrenjve dhe se Adidas nuk mund ta ndërpriste marrëdhënien me të. Duket se sfida u mor seriozisht dhe ja ku jemi.

Më parë, edhe Balenciaga apo prestigjozja “Vogue” shkëputi lidhjet me Kanye West.

Ndërkohë, edhe Kim Kardashian ka reaguar kundër komenteve anti-semitike të ish-bashkëshortit, në mbështetje të hebrenjve.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

After Balenciaga, Adidas also ends its relationship with Kanye West

Pas Balenciaga, edhe Adidas ndërpret bashkëpunimin me Kanye West
Getty Images

Adidas officially ends its relationship and partnership with Kanye "Ye" West, following his anti-Semitic statements.

In the official statement, Adidas said that it does not tolerate any kind of hate speech and labeled Kanye's comments as "unacceptable, hateful and dangerous".

According to the sportswear and accessories brand, Kanye has "violated the company's values ​​of diversity, inclusion, mutual respect and fairness."

This statement comes after Kanye said he could make anti-Jewish comments and that Adidas could not cut ties with him. It seems that the challenge was taken seriously and here we are.

Previously, even Balenciaga or the prestigious "Vogue" severed ties with Kanye West.

Meanwhile, Kim Kardashian also reacted against her ex-husband's anti-Semitic comments in support of the Jews.

Suggested articles: