Celebrity

Kanye thotë se filmi “Django Unchained” nga Tarantino, në fakt ishte ideja e tij

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2022

Kanye thotë se filmi “Django Unchained” nga Tarantino, në
Evan Agostini/Evan Agostini/Invision/AP

Në rrezen e njerëzve që i “kanë vjedhur idetë” Kanye West sapo hynë edhe Quentin Tarantino dhe Jamie Foxx.

Në një intervistë me Piers Morgan, Kanye tha se “Tarantino mund të shkruajë (skenarin) një film për skllavërinë - por, në fakt ai dhe Jamie (Foxx) e morëm idenë nga unë".

Kanye saktësoi se ndau mendimin e tij për videon e këngës “Gold Digger” me aktorin dhe regjisorin e njohur. “Pastaj, Tarantino e ktheu në film”, vijoi reperi.

Kënga “Gold Digger”, një bashkëpunim mes Kanye dhe Jamie Foxx, ka në videoklip disa vajza, të cilat kërcejnë dhe pozojnë si në kopertinat e revistave dhe mesa duket, ideja origjinale e Kanye-t nuk është përdorur.

Ndërsa, “Django Unchained” është një ndër filmat më të vlerësuar nga Tarantino, pasi sipas kritikave ndërthur skenarin, aktrimin, humorin dhe aksionin në mënyrë të përsosur. Filmi rrëfen historinë e një skllavi që kërkon lirinë dhe e arrin me ndihmën e një gjuetari gjerman.

Kanye thotë se filmi “Django Unchained” nga Tarantino, në
Rotten Tomatoes

Dhee në fakt, vetë “Django Unchained” është remake i “Django” nga regjisori italian Sergio Corbucci, por gjithsesi…ok Kanye.

Artikuj të sugjeruar: