Shumë komente ndodhën me shpejtësinë e erës mes Cardi B dhe Madonna-s, por le t’i marrim me radhë.
Së pari, çfarë tha Madonna?
Në një postim në Instagram, Madonna u shpreh se libri i saj erotik “Sex” i vitit 1992, i hapi rrugën grave për të shprehur veten. “Përveç fotove të mia të zhveshura, kishte foto të burrave duke puthur burrat, gratë duke puthur gratë dhe unë duke i puthur të gjithë,” shkroi Madonna për librin e diskutueshëm.
Mbretëresha e popit shtoi se “i kaloi vitet e ardhshme duke u intervistuar nga njerëz mendjengushtë që u përpoqën ta turpëronin për fuqizimin e [veten] si grua”, duke shtuar se ajo quhej kurvë, shtrigë apo djall.
Në vijim, Madonna pretendoi se sot, emra si Cardi B, Kim Kardashian apo Miley Cyrus, mund të flasin apo të shprehen lirisht për seksualitetin e tyre.
Ajo e shoqëroi postimin me emoji-n e një kllouni dhe deklarata e saj u duk fyese.
Si reagoi Cardi B?
Në rrjete sociale, reperja shprehu zhgënjimin e saj për Madonna-n, një figurë me të cilën ajo u rrit dhe e ka vlerësuar gjatë gjithë karrierës së saj. “Këta idhuj shndërrohen vërtet në zhgënjime sapo hyni në industri," tha ajo.
Si përfundoi?
Orë më vonë, Cardi njoftoi ndjekësit se ajo dhe Madonna kishin folur dhe ishin sqaruar. “Bisedova me Madonna-n. Ishte bukur,” tha ajo.
“Të dua, Cardi B! Gjithmonë të kam dashur dhe gjithmonë do të dua,” tha Madonna.
Ok, fund i lumtur!