Letra 1
Pershendetje e dashur zh!!jam ndjekse e juaja dhe shkrimet tuaja i ndjek her me te qeshur e her me dhimbje por kjo tem me dhembi ne shpirt..deri ne qelizat e fundit..kurr skam shkruar as komentuar por sonte po e bej...pse do thoni ju??se ate qe te ben femija sta ben as perendia..un jam nje nen qe po e vuaj kete semundje bashk me dhimbjen e djalit tim...djali im deri 2 vjec ishte ose mua me dukej normal pastaj filluan dyshimet e para te miat fixohej me nje gje nuk reagonte nuk fliste nuk kuptonte ku ne cbot ishte un si nen e vuajta me dhimbje e me lot vdiqa e u ngjalla nga dhimbja por me von mblodha forcat mora djalin ne krah e luftova dhe kundra zotit harrova gjith boten bera gjithcka i thosha vetes lufto se nje betej do ta fitosh ne itali bera te pamunduren kisha nje bashkshort qe nuk donte ta dinte. Tani un skam fituar nje betej kam fituar luften djali im esht super ka filluar te kaloj dhe shoket burrit tim ja prishen mendjen vajzat e reja nderkoh un luftoja per familjen time.qe djali jon te jet dikush..por pa len pas dore as bashkshortin.tani te dashur lexues un kam ardh ne gjermani dikush do ta pagezoj djalin tim nje familje gjermane jam e lumtur me femijet shoh frutet e punes me djalin dhe pse rruges me humbi ai qe nuk ishte i denj per dashurin e familjes dhe pse femijet i kam ushqyer me dashuri per te..ju uroj shendet lumturi paqe ne familje. ..nga nje zemer nene.. Ju them luftoni per femijet levizni guret e fundit asgje sesht e pamundur ata qe e kan ke te hall me kuptojn cfar dhimbje esht..ju prsh A
Letra 2
Nuk po di nga tja nis,eshte kaq e dhimbshme te shkruash per te...Kam kusheririn tim 7 vjec,i cili lindi me probleme.Asnjehere mjeket nuk jepnin pergjigje per gjendjen e tij,derisa ne fund e percaktuan si autik.Eshte shume e veshtire te shohesh nje femije aq te zgjuar te mos flase,sepse ai te kupton kur i flet,te qesh,mundohet te jape nje sinjal per ate cka do.Ndonjehere e humb mendjen ne ate boten e vet feminore dhe sado i flet nuk te kthen ndonje nga ato pergjigjet e tija.Fiksohet diku,zakonisht me tavanin dhe vetem qesh me veten e tij dhe perplas duart,pelqen driten e tel dhe fik driten e dhomes dhe mbyll deren.E gjenim te strukur pas nje cepi te dhomes.Me pikon ne shpirt kur shoh ate ne ate gjendje dhe moshataret e tij qe ulen ne bankat e shkolles.Eshte shume bukurosh dhe te kupton shume,kur i flet me dashuri ai te kupton shume mire,ulet dhe te degjon me vemendje,dhe pse kur e shoh ashtu i humb shpresat,besoj ne mrekullite e zotit.Prinderit e tij nuk kane lene vend pa e cuar por mesa duket zoti e ka ne dore. Mbase dikush mund te me jape ndonje pergjigje per te,ndaj shkruajta por ju lutem anonim se nuk dua qe vellai i tij te ndjehet keq kur ta lexoje,nese dikush ka nje shpjegim per kete ju lutem me ndihmoni.
Letra 3
Mirembrema vajza! Ne kete teme kaq prekese doja te shkruaja edhe une per Wendy-n 7 vjecare, vajzen me kacurelat me te bukura ne bote, vajzen qe beri te lumtur dy prinder te rinj me ardhjen e saj ne jete, i coi ne qiellin e 7 kur thirri per here te pare "baba" "mama" dhe "nena". Por fatkeqesisht ky zhvillim u stopua fiks pasi beri 1 vjec. Filloi te mos reagonte si normalisht, nuk kthente me pergjigje kur i therrisje dhe fiksohej vetem tek televizori. Menduam se kete "hutim" e pati nga temperatura e vaksines qe behet ne moshen 1 vjecare, por jo. Hutimi zgjati shume derisa filloi te na bente merak. Pas konsultave te shumta, zbuluam se ishte autike. Per pinderit e saj ishte goditje e forte. Nuk e pranonin per nje kohe te gjate, derisa u binden ta conin ne terapi. Pas terapive te shumta u permiresua, por shpirti me copetohet kur e shoh te shtrengoje dhembet derisa ti thyej nga pamundesia e te shprehurit. Ajo eshte vajza me e zgjuar ne bote. Asnje moshatare e saj normale nuk meson aq shpejt si te perdore telefonat high-tech, si fiki-ndezi-komanduar cdo elektroshtepiake, madje edhe kompjuterin ka mesuar. Mjafton te shohi 1 her si behet ndonje gje, ajo e meson. Nese e le mes pajisjeve elektronike ajo eshte ne parajsen e saj, as sdo tja dije se cfare ka perreth. Sa me dhimbset kur e shoh aq te lumtur duke bere gjerat qe pelqen por nuk mund te flase dhe te perqendrohet ne gjera te tjera. Zoti paste meshire per keta femije dhe nenat e tyre!
Letra 4
Pershendetje Anabel smile emoticon Dua te te tregoj shkurt rastin e vellait tim. Deri ne moshen 1 vjec e gjysme,gjithcka dukeshe normal,me pas kur ai mbushi 3 vjec,mami ime kuptoi qe kishte dicka qe nuk shkonte me te! Nuk te kthente koken kur e therisje,nuk bente kontaktin me sy,bente levizje steriotipike dhe tundeshe vazhdimisht duke bere nje tingull te ngjashem me nje mmm te zgjatur E cuam per diagnostikim ne tirane dhe aty doli diagnoza qe kishte crregullime te spektrit te autizmit. Ishte shokuese,nje dhimbje shume e madhe. Gjeja e vetme qe mund te benim eshte te mblidhnin forcat dhe te punonim bashke te gjithe terapiste,logopediste dhe sidomos dashuria dhe ngrohtesia e familjes. E regjistruam ne nje qender dhe tashme ai flet,eshte parashkollor madje madje thote edhe genjeshtra. Une e di mire se cfare eshte autizmi dhe te kesh njeriun me te dashur te prekur nga kjo semundje por per cdo prind apo familjar qe I duket qe nuk do tja dale dot I them vetem nje keshille qe nuk eshte e imja por njs:Autizmin Pranoje,perqafoje,mbeshtete!!
Letra 5
Pershendetje te gjitheve dhe vecanerisht ty Zh! Eshte hera e pare qe shkruaj te faqja edhe pse jam nje ndjekese dhe komentuese e rregullt, te pakten perpiqem. Tematika qe keni zgjedhur per te trajtuar sot, me shtyu te shkruaj dhe une ne kuader te dites se neserme e cila perkon me nje semundje ne rritje te vazhdueshme nga faktore qe shumica e dime e per te cilet s'ia vlen te zgjatem. Vjet njoha nje femije te vecante, Markon. Marko eshte i biri i nje nene Moldave e martuar ne Shqiperi. Ishte nje njohje rastesore, por mjaft e vecante. Rastisem tek i njejti vend dhe tek e shikoja si luante, me vjen e me terheq me duar si te donte te me puthte krejt papritur. Me perqafoi dhe krahas cudise qe me pershkoi, marr vesh nga e ema qe Marko ishte autik. Ai nuk fliste dot edhe pse ishte 5 vjec. Ne dukje ishte krejt normal, luante, vraponte dhe nuk kuptohej fare qe mund te kishte nje problem. E ema, nje grua e dobet e cila kishte perballuar edhe vdekjen te shoqit i cili u vetevra kur mori vesh se i biri vuante nga autizmi, ishte nje grua e mrekullueshme. Me tregoi se si kujdesej per te birin, si e ushqente qe te mos shendoshej, si i mesonte emrat e ngjyrave apo se me sa kujdes perpiqej t'i shpjegonte se cfare ishte gabim e cfare sakte. Brenga e saj me e madhe ishte se kush do te kujdesej per Markon kur ajo te mos ishte me, c'fat e priste Markon. Pavaresisht kesaj, ajo lufton sot e kesaj dite me shpresen se mos permiresohet sepse zemra e nje nene dorezohet e fundit. Autizmi eshte nje plage qe i eshte shtuar shoqerise sone, por nuk harroj shprehjen qe shpesh e ema e tij me thote: "Une kam harruar veten". Personalisht mendoj se te jesh nene, eshte mision shume i veshtire dhe te gjitha nenat jane heroina. Nenat e femijeve autike ama, kane nje vend te vecante ne parajse. Ju faleminderit!
Letra 6
pershendetje! Ishte e veshtire kur morem vesh se im vella vuante nga autizmi ather ishte 4 vjec sot esht 10 dhe pas shum perpiekjeve , terapive , vizita jasht shtetit ai serisht nuk ka asnje permiresim! Pavaresisht punes se palodhur ai serisht mbyllet ne boten e tij , do doja ta vizitoja ate bote , te shikoj si i shikon ai gjerat. Eshte e dhimbshme,apo mos ndoshta eshte me bukur ? Kam kuptuar se ke frik nga pafundesia sa here shikon qiellin pa asnje penges me perqafon fort,do doja te ndieja cfare ndieje ti.Kam ven re se njerzit te shikojn shtrember kur ti qesh , kur ti vrapon apo kur bertet dhe kisha dicka per t'iu then 'Hej monstra,ky femij rrezaton jet, ky femij vuan,ju ia veshtiresoni akoma me shume jeten,ju njerez pa gjak duhet tiu vi turp' por vella ti me ke mua qe do te te kuptoj gjithmon , ke mamin, babin qe te rrethojn me dashuri! Do donim te ishim te pavdekshem vetem per ty! Sepse ti je engjelli jon pa flatra!
Letra 7
Pershendetjee Anabel! Jam nje ndjekse e rregullt e kesaj faqe . Pasi lexova historite qe jane postuar sot , vendosa edhe une te tregoj historine time. Motra ime e madhe lindii nje femije i shendetshem. Ne Moshen 2 vjec are gjithcka ndryshoj . Ajo ndaloj te fliste , nuk kthente pergjigje kur I flisnin dhe rrinte gjithmone vetem. Pasi prinderit e mi kuptuan qe dicka nuk ishte nerregull nuk lane vend pa shkuar e vizituar po asnje doktor nuk e gjeti arsyen e ketij problemii. Por mamaja ime asnjehere se ndau nga njereZit. Ajo ndoqi kopeshtin dhe shkoj ne shkolle njesoj si moshataret e Saj.. Dhe ky ishte ilaci me I mire per te . Me kaliminn e kohes filloj te fliste , te shkruante dhe asnjehere nuk ndaheshee nga moshataret e Saj. Tani ajo eshte 24 vjec dhe ne vizitenn e Saj te fundit , doktoret e diagnostikuan me autism. Ajo eshte njeriu me I dashur qe kam njohur. I adhuron femijet dhe kujdeset shume per at. Me vjen shume keq ndonjere sepse e kuptonn qe nuk Arin te bej disa gjera si cdo peerson normall dhe mundohet ne maksimum. I vetmi ilac per kete semundje eshte dashuria e njerezve kundrejt tyre. Ata thjeshte duan te trajtohen si cdo njeri normal.
Letra 8
Kjo teme e vecant me prek jashtezakonisht shume me ther ne zemer per faktin se jam motra,e nje vellai te mrekullueshem,e vellait qe do ta donte gjithkush,por gjithe kjo miresi e mbledhur ne qenien e tij vuan me shum se gjithkush,vuan nga AUTIZMI.Me dhemb me shum fakti qe nuk me ka puthur kurre edhe pse gjithmon me perqafon fort , me hidheron pa mase fakti qe skam degjuar kurre te me thote 'motra' pavaresisht se sa here un qaj ai fillon dhe qan pas meje . Eshte i adhurueshem! Sa here qe dalim bashk dhe vrapon neper rruge, dhe un vrapoj me te, pavaresisht shikimeve qe na hedhin shumica, ti fillon te qeshesh dhe mua me shtohet jeta. Fatekeqsisht ne cdo vend qe kemi vajtur nuk kan dhen shpresa per ty , per shkak se e ke shum t theksuar autizmin , por hej mos u trishto , as un nuk trishtohem shpresa vdes e fundit ndoshta nje dite ti do mundesh qe te kuptosh gjithcka qe te them , do ta kuptosh edhe pse m mbushen syte me lot sa here ti ben dicka siç duhet. Por hej zemer un do jem gjithmon duke vrapuar me ty!
Letra 9
Anabeeel moooj ! Po qe nuk dua te flas per dhimbje , e per trishtim ? Ahuuu boll kam qare , e uleritur e kerkuar pse me syte nga qielli ( atje ska njeri ), boll kerkova ndihme gjithkund , boll boll boll ...derisa thashe stoooop ti je e vetmja qe kjo gjendje te ndryshoje . Vetem ti . Edhe sot ky trimi im 7 vjecar ..loz e qesh me mua , me motren , me shoket .. Aaa normale eshte selektiv edhe zgjedh me ke rri me ata qe ka interes sigurisht ... Po kur me kendon mooj amaaam ...e ngordh fareee ...prandaj boll me lot ... Pse po i shkruaj keto ??? Se i kuptoj fare mire gjithe ato nena qe vuajne autizmin tek femija i tyre ... Bollni moooj se i torturoni femijet tuaj ashtu .. Po qate ju qan edhe shpirti i tyre ..ato fjalezat e ngelura ne fyt ... Ato mimikat qe kerkojne ndihme ... Une per veten time jam e lumtur per vogelushin tim ... E lumtur se ai eshte me i bukuri ne bote .. Se syte e tij te zinj mbushen me leng kur une e kacoj edhe loz e kendoj me te ... E kur docka e tij ben njesha e shkronja ... Ahuuuu jam e sigurt qe neser do qesh me kete histori ...e do i theeem ahhh cme ke bere ti moreeee ... Me ke nxjerre qumeshtin e nenes prej hundesh ...e jam e bindur qe nga goja e tij do dalin fjali ..e jo vetem fjale si sot ... Vogelushi im qe mama te ka jete p.s : me cmendi moj anabej ... Me kendon kolonen zanore te 50 shades of grey hahhahahahaha ...vdes per kete kalaman sidomos kur me hile perpiqet te ma hedhe ..forca ju mamave ...vetem keshtu do ja dalim te gjitha ... Ejj anabel ..po deshe publikoje eee te kerkoj ndjese per kete add por kjo mu ndodh skam ca bej
Letra 10
Anabel doja te jepja nje mesazh sensibilizues per te gjithe ne, meqe sonte eshte tema mbi Autizmin. Si fillim ju pergezoj qe keni hapur nje teme te tille sonte pasi ky problem eshte cdo dite e ne rritje, e ndaj te gjithe mund te prekemi nga ky problem. Autizmi, nuk eshte vec nje problem qe prek vetem individin, por dhe familjen, shoqerine dhe komunitetin. Ndaj per te luftuar autizmin nuk luftohet i vetem. Si fillim Autizmi eshte gjendje shpirterore e demtuar i cili prek shume fusha te zhvollimit tek femijet, ndaj termi i sakte eshte "crregullime te spektrit te autizmit". Autizmi eshte nje problem qe ngaterrohet shpesh me diagnoza te tjera te ngjashme, ndaj diagnoza e gabuar mund te shkaktoje pasoja fatale per jeten e femijes, per percaktimin e autizmit jane 3 kritere kryesore :
1. Femija duhet te jete mbi 3 vjec pasi deri ne kete moshe truri i femijes eshte ne zhvillim dhe deri ne kete moshe nuk mund te jepet nje diagnoze e sakte.
2. Stereotipite (kryerja e nje veprimi ne menyre te perseritur sic mund te jete levizja e duarve, e trupit, peplasja e duarve etj.
3.crregullimet me te foluren. Shkaktaret e autizmit ende nuk jane gjetur por ajo cka dihet eshte se keta femije kane nje nivel inteligjence normale. . Teeapite qe mund te perdoren jane nga me te ndryshmet psh: terapia e zhvillimit psiko - social, logopedia, fizioterapia, loja, terapia hiperbarike etj.
Prinder, te afetm, autizmi nuk mund te sherohet, por kurohet. Ndaj luftoni por pranojeni, keshtu do tja lehtesoni jeten femijes tuaj.
Autizmi zgjat per gjate gjithe jetes, e duke e pranuar i lehtesoni jeten femijes suaj.
Trajtojini ata si femije normal dhe perpiquni te merrni informacione ne menyre te vazhdueshme per te lehtesuar jeten tuaj dhe te femijes suaj. Pavarsisht menyres qe cdo femije manifeston Autizmin, ata kane nje arsye per cdo veprim qe kryejne, pavarsisht se juve mund tju duket i pakuptimte. Kuptojini ata, falini dashuri dhe jini krenar per femijen tuaj. Prinder te femijeve te shendetshem, iu bej thirrje te mos kini frike nga femije me problem te tille. Autizmi nuk eshte ngjites dhe aspak demtues per femijen tuaj, nese ai qendron dhe shoqerohet me femije me Autizem. Perkundrazi ju i ndihmoni ata femije, pasi ata e kane te domosdoshem socializimin me femije normale
. Secili nga ne sado pak mund te ndihmoje ne luften kunder autizmit, pavarsisht sa te prekur jemi ne nga ky problem social.