
Paris Hilton është kthyer në një ikonë në TikTok, sepse jo vetëm poston video gallatë, bën duete spektakolare, por sjell edhe personazhe të cilët nuk na i priste mendja se do të ishin me të, në TikTok.
@parishilton Nothing like being serenaded with my favorite @Britney Spears and @Elton John song ? #ThatsHot #ButCouldBeHotter @Tom ? Hold Me Closer - Elton John & Britney Spears
Rishtazi, Paris ka postuar një video ku shfaqet me aktorin Tom Cruise, të cilit i thotë t’i këndojë këngën e Brittney Spears me Elton John dhe ai e bën. Ndërkohë, Paris vendos syzet e saj në formë zemre, rozë sigurisht, merr qenushin, i cili po ashtu ka syze rozë dhe shijojnë performancën.
Në fund, Paris si pa të keq i thotë Cruise që ishte mirë, por jo aty ku duhet.
“Mbase mund të ngecësh tek aktrimi”, i thotë DJ dhe thjesht ikën, duke e lënë të gjorin Tom në mendime.
Menjëherë fansat shprehën admirimin e tyre dhe sigurisht, është Paris Hilton.
Artikuj të sugjeruar: