TV Mania

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të shtrenjta në televizionet shqiptare

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2022

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të

Koha televizive paguhet duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh, si shikueshmëria e programit dhe orari i transmetimit. Cilët janë disa nga programet më të shtrenjta në ekranet shqiptare?

Monitor.al ka përpiluar një listë me tarifat e reklamimit në tre televizionet kryesore në vend, Top Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus.

Në Top Channel, vitin e shkuar, rekordin e më të shtrenjtit e mbante “Big Brother VIP”, me 5,700 lekë/sekondë para programi dhe 11,000 lekë/sekondë gjatë transmetimit. Për këtë vit, duke qenë se fillimi është programuar më vonë ende nuk ka një çmim të finalizuar për shtator-dhjetor, raporton Monitor.al.

Për momentin, “Portokalli” mban fronin, ku reklama që transmetohen para spektaklit kushton 4,300 lekë/sekondë, kurse gjatë transmetimit 8,500 lekë/sekondë. Në vendin e dytë vijnë përkatësisht “Më lër të flas” dhe “Dancing with the stars”, ku çdo sekondë para fillimit kushton 4,300 lekë, kurse gjatë transmetimit 7,300 lekë.

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të
Foto: Monitor.al

Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” vijojnë sikurse dhe vitin e kaluar të mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6,750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3,400 lekë. Po kaq do të paguhet edhe për “Zemër Luana”. “E Diela Shqiptare” është i dyti më i shtrenjtë me 5,400 lekë/sekondë për transmetimin gjatë programit, ndërkohë që para tij është 1,400 lekë.

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të
Foto: Monitor.al

Vizion Plus në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Al Pazar” me 6,600 lekë/sekondë për transmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3,000 lekë/sekondë. Në emisionin “Spotlight” nga Alban Dudushi çmimi është 5,000 lekë/sekondë, për reklama gjatë emisionit dhe 2,500 lekë para tij.

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të
Foto: Monitor.al

Artikullin e plotë e lexoni në Monitor.al.