Celebrity

Elon Musk mendonte se ish-e dashura ishte produkt i imagjinatës së tij

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2022

Elon Musk mendonte se ish-e dashura ishte produkt i imagjinatës së tij
Getty Images

Nëse mendon se jeta e Elon Musk është e çuditshme, prit sa të lexosh mbi teorinë e tij mbi ish-të dashurën, Grimes.

Sipas tij, Grimes ishte aq perfekte sa mund të ishte stimulim i krijuar nga mendja e tij.

Më e çuditshmja? Grimes mendonte të njëjtën gjë!

Devin Gordon, gazetari i “Vanity Fair” tha se Grimes (emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher), i tha në mënyrë të përsëritur se Elon Musk kishte teorinë që ajo s’ishte person real, por një stimulim i krijuar prej imagjinatës dhe ekzistonte në mendjen e tij, si një shoqëruese perfekte.

“Tingëllonte e çuditshme dhe pak e frikshme, por ajo binte dakord. Ajo tha se ndihej si një stimulim, i cili ishte krijuar në mënyrë perfekte për të (Elon)”.

Dyshja u njoh në Twitter, ku ndanë një shaka rreth teknologjisë. Më pas, u shfaqën së bashku në Met Gala 2018.

Elon dhe Grimes kanë 2 fëmijë dhe kanë qenë të lidhur për 3 vite. Ata u ndanë në 2021-shin, por ende ruajnë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, si dhe takohen rregullisht.

Musk e ka përmendur disa herë konceptin filozofik që realiteti në të cilin ne jetojmë është një stimulim, i projektuar në një kompjuter diku gjetkë në një realitet tjetër, gjithsesi dikush duhet t'i thotë se nuk jemi në një lojë "Sims".

Artikuj të sugjeruar: