
Victoria Beckham sapo u dha fund të gjitha thashethemeve për një krizë në çift, të cilat nisën pasi ajo fshiu tatuazhin me inicialet e David Beckham.
Fansat symprehtë vunë re se tatuazhi i saj në kyçin e dorës, në të cilat ishin nistoret e bashkëshortit të saj, sa vinin e zbeheshin në çdo foto dhe më në fund, ajo e shpjegoi dhe arsyeja është më e thjeshtë nga ç’mendonim: Thjesht nuk i pëlqen më tatuazhi.
“(Inicialet) nuk duken më aq bukur. Nuk ka asnjë domethënie tjetër”, tha Victoria.
“Mendoj se mediat nisën të spekulonin se do të lija bashkëshortin (?) Jo, thjesht m’u mërzit tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”, shtoi ajo.
Ajo tha edhe se David dhe fëmijët e saj kanë tatuazhe shumë të bukura, të punuara nga artistë shumë të talentuar dhe i saji ishte bërë para shumë-shumë kohësh.
“Nisi të gjakosej dhe të merrte një ngjyrë si blu”, theksoi krijuesja e “Victoria’s Secret” dhe kështu, vendosi ta hiqte.
Megjithëse tatuazhi nuk është më, dashuria për David dhe familjen mbetet më e fortë se kurrë.
Artikuj të sugjeruar:
- Foto të rralla duke qeshur të VIP-ave që nuk para tregojnë emocione
- 'Luftë e ftohtë' mes të dyjave? Nusja e Victoria Beckham i përgjigjet zërave!
- Kjo është stërvitja që Victoria Beckham bën kudo ku ndodhet!
- Zërat thonë se Victoria Beckham është në një ‘luftë të ftohtë’ me nusen e re, Nicola Peltz
- Victoria Beckham kujton kohën kur e peshuan në një emision live, pak kohë pas lindjes!