Njerëzit ndahen në dy kategori: Ata që nuk besojnë asgjë nga horoskopi (madje nuk dinë as ashendetin, ewh) dhe ata që besojnë verbërisht te horoskopi dhe mbështeten tek ai për gjithçka: që nga lidhjet dhe deri te çështjet profesionale.
Mesa duket, Madonna bën pjesë pikërisht në grupin e dytë dhe e ka inatin me shenjën e Akrepit.
Nga e dimë ne? Një zog, i quajtur David Guetta na e tha. DJ zbuloi se në takimin që pati me divën për këngën “Revolver”, të cilës Guetta dëshironte t’i bënte një remiks dhe gjithçka shkoi shumë mirë, derisa ra muhabeti te shenja e horoskopit.
“Ajo tha se e pëlqeu remiksin dhe më sugjeroi që ta prodhoja albumin e saj të ardhshëm. Folëm për gjithçka. Ishim shumë rehat, po drekonim dhe po flisnim”, tha David.
Pooor, kur i tha asaj se shenja e tij e horoskopit ishte Akrepi, ç’bëri Madonna?
Rrudhi fytyrën sikur kishte ngrënë një limon dhe i tha se nuk mund të bashkëpunonin. Mblodhi plaçkat dhe e mbylli diskutimin me një “Mirupafshim!”.
Madonna nuk është e vetmja që nuk pranon të punojë me një shenjë horoskopi, pasi edhe J.Lo ka një problem madhor me Virgjëreshën dhe nuk e dimë pse, por i kuptojmë të dyja.
Artikuj të sugjeruar: