
Dy opinionistët e edicionit të fundit të “Për’Puthen”, Arjan Konomi dhe Neda Karafili, duket se e kanë të vështirë të përputhen dhe shpeshherë janë përfshirë në debate, por së fundmi njëri u duk se kaloi në kufijtë e një debati personal. Në një intervistë për “Goca dhe gra”, opinionistja foli për diskutimin në fjalë, i cili qe me tone të ashpra.
“Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët, por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion ju e dini shumë mirë që duhet ta mbash batutën, duhet ta marrësh me humor, sepse është pjesë e televizionit. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie që mund të jetë duke u krijuar dhe pastaj ndodhi kjo ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është," tha ajo.
Ajo shtoi se “secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona", por megjithatë i vinte keq që ishin bërë personazhe pa dashur.