Celebrity

Gjithçka për parfumin e Elon Musk është e *çuditshme*, por kjo s'po i ndalon njerëzit ta blejnë!

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2022

Gjithçka për parfumin e Elon Musk është e
Photo Credits: Shutter Stock, Twitter

Në rast se ju nevojiten prova të mëtejshme se kjo është bota e Elon Musk dhe ne të gjithë po jetojmë në të, ai tani po shet një parfum që mban erë "flokësh të djegur" dhe njerëzit po e blejnë.

Musk njoftoi muajin e kaluar se do të nxirrte në treg një aromë, duke e cilësuar atë si "esencën e dëshirës së neveritshme". Kjo e fundit nuk i ka penguar aspak shitjet.

Duke postuar në Twitter të martën (11 tetor), Musk deklaroi se 10,000 nga shishet prej 100 dollarësh, ishin shitur tashmë.

Musk gjithashtu përmendi me shaka* në rrjetet sociale:

“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme – pse e luftova për kaq gjatë!?”

*Musk - në anglisht është një substancë me erë të fortë në kafe të kuqërremtë, e cila sekretohet nga dreri i myshkut mashkull dhe është një përbërës i rëndësishëm në parfumeri. 

Burimi: Unilad