Bota

Vijojnë protestat e dhunshme në Iran: Një tjetër adoleshente dhunohet për vdekje nga policia

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2022

Vijojnë protestat e dhunshme në Iran: Një tjetër adoleshente
BBC News

Vdekja e Mahsa Amini, e cila u dhunua barbarisht nga duart e policisë, pasi nuk kishte vënë si duhet hixhabin, ka sjellë një sërë protestash të dhunshme në Iran.

Policia vijon të dhunojë vajzat dhe gratë dhe rasti i fundit është ai i Nika Shakarami, e zhdukur që prej 20 shtatorit në Tehran.

Familja e saj u njoftua për vdekjen e vajzës 10 ditë më pas dhe shkaku i vdekjes ishte pikërisht dhuna çnjerëzore e forcave të sigurisë. Pasi familja identifikoi trupin, e varrosën Nika-n në Khorramabad, por trupi i saj u vodh nga autoritetet iraniane, për t’u varrosur në Hayat Ol Gheyb.

@arman248842 Nika Shakarami, one of the brave souls that they took from us. #mahsaamini #women #life #freedom #teenager ? Je te laisserai des mots - Patrick Watson

Shakarami iu bashkua protestave të shumta në vend, për vdekjen e Mahsa Amini, duke synuar rritjen e të drejtave të grave në Iran. Ajo krejt papritur u zhduk nga bulevardi ku po protestonte, pasi u rrëmbye nga forcat iraniane.

Pasi nuk morën asnjë lajm nga vajza, familja paraqiti një raport për zhdukje personi dhe nisi kërkimet nëpër stacionet e policisë dhe spitale. Gjithashtu, shpërndau fotografitë e Nika-s në rrjetet sociale, me shpresën se dikush do të kishte lajme mbi të. Dhjetë ditë më vonë, familja u informua se një vajzë e ngjashme ne Nika-n është gjetur mes protestuesve të vdekur.

@middleeasteye #NewsUpdate Iranians expressed their anger on social media over the death of another teen protester and the circumstances of her burial. 16-year-old Nika Shakarami's body was found in a morgue days after she disappeared. “Fearing more protests” at her funeral, authorities “stole” her body and buried it in a cemetery 40km away from her planned burial location according to her family. #LearnOnTiktok #IranProtests #MahsaAmini ? original sound - Middle East Eye

Autrotietet bënë me dije familjarët se vajza kishte vdekur si pasojë e rënies nga një godinë dhe u treguan një fotografi të trupit të pajetë të vajzës në një trotuar, por të afërmit dyshuan.

Ata pohuan se hunda e vajzës ishte tejet e lënduar dhe se kafka e saj ishte thyer nga goditje të shumta me një objekt të fortë, me shumë gjasa shkop gome. 

Familja u njoftua se Shakarami ishte rrëmbyer, marrë në pyetje dhe se është mbajtur për një periudhë të shkurtër kohore në burgun famëkeq "Evin", i akuzuar shpesh për përdhunim dhe torturim sistematik të të burgosurve.

Nëpër rrjetet sociale është marrë si fakt që Nika është përdhunuar me ditë të tëra, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet dhe familjarët.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë mohuar se kanë gisht në vdekjet e vajzave që janë vrarë brutalisht në protesta, nga “policia e moralit”.

Artikuj të sugjeruar: