Celebrity

Videoja virale: A mos deklaroi Madonna që është lesbike?!

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2022

Videoja virale: A mos deklaroi Madonna që është lesbike?!

Madonna e vendosi internetin në mëdyshje pasi postoi një video në TikTok që i shtyu fansat të pyesnin: “A mos deklaroi që është lesbike?”

Nisur nga videoja, është e lehtë të kuptosh pse të gjithë u konfuzuan. Madonna mban në duar një palë mbathje dhe shkruan se nëse nuk arrin t’i hedhë në kosh, atëherë është gay. Ajo hedh mbathjet në ajër dhe gjejeni çfarë, nuk ia del dot t’i hedhë brenda koshit.

Në fakt, nuk është hera e parë që ka njerëz kurioz për preferencat e saj seksuale. Në vitin 2003, ajo puthi Christina Aguilera-n dhe Britney Spears gjatë një shfaqjeje në VMAs. Ajo më vonë tha se thjesht po kalonte pishtarin e Mbretëreshës së Pop-it.

Pas videos virale, ka njerëz që kritikojnë Madonna-n duke e akuzuar se bën gjithçka për vëmendje.