Kanye West po ndan çdo mendim në Instagram dhe i radhës, është po aq kontravers sa të gjitha deklaratat e tij (dhe siç i ka hije, domosdo).
Këtë herë, në një postim që tanimë e ka fshirë, ka thënë: “Ok, ok, ok e pranoj që i thashë Johan (drejtues i marrëdhënieve mes Balenciaga dhe personave të famshëm) që të fuste Anastasia Victoria (shoqja e Kylie) dhe Carter në shfaqjen e Balenciaga-s dhe po, e gjithë bota e di që unë e kam qejf Stas”.
View this post on Instagram
Anastasia është shoqja e ngushtë e Kylie dhe shumë shpesh shfaqet nëpër postimet e miliarderes. Stas, gjithashtu ka edhe një tatuazh dedikuar vajzës së Kylie, “STORMI”.
View this post on Instagram
Kanye e ka fjalën për shfaqjen ku u shfaq si model, me një veshje alla Balenciaga dhe Kanye bashkë dhe dominoi sfilatën me baltë me të gjithë vetëbesimin që e karakterizon.
P.S.: Ne e kuptojmë që Anastasia është shumë seksi, por Kanye, ajo mbetet shoqja e Kylie!
Artikuj të sugjeruar:
- Kanye vijon me akuzat për familjen Kardashian, këtë herë i kundërvihet Khloé -s
- Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: 'Je bullizues dhe qesharak'
- Kanye West hap shfaqjen e Balenciaga-s: Kuptimi i ecjes në baltë
- Ç’po ndodh? Kanye vendos si foto profili portretin e Kris Jenner
- Ashtu si Londra, edhe Kanye humbi mbretëreshën e tij: Dedikimi i tij për Kim Kardashian
- Çifti më i ri? Kanye West dhe modelja e famshme!