Celebrity

Mes Zayn dhe Leo-s: Gigi ia del të ketë raporte *perfekte* me të dy

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2022

Mes Zayn dhe Leo-s: Gigi ia del të ketë raporte *perfekte* me të

Ka kaluar thuajse një vit nga drama mes Gigi Hadid, Zayn Malik dhe Yolanda Hadid, por gjejeni çfarë?! Raporti mes Gigi-it dhe këngëtarit është përmirësuar ndjeshëm dhe mbi të gjitha, janë 100% të përfshirë për të bashkëprindëruar për vajzën e tyre, Khai.

Burime për Us Weekly, thonë se nuk bëhet fjalë ende për një rikthim mes dyshes pasi Gigi vazhdon takimet me Leo-n dhe pse s'flitet akoma për një marrëdhënie serioze.

"Gigi ka ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me Zayn dhe po bashkëprindërojnë mirë. Ajo nuk po nxiton të krijojë një lidhje serioze. Eshtë shumë e dhënë pas Leo-s dhe është e interesuar për të, por nga ana tjetër është tepër e zënë me botën e modelingut dhe tek vajza e saj."- u shprehën burime pranë dyshes.

Mes Zayn dhe Leo-s: Gigi ia del të ketë raporte *perfekte* me të

Ish-partnerët nuk jetojnë bashkë prej kohësh, por Zayn thuhet se e viziton shpesh Gigi-n dhe vajzën në fermën e saj në Pennsylvania. Ndonëse nuk dihet nëse ndarja është përfundimtare, raporti aktual mes tyre është "i shëndetshëm dhe ka shumë dashuri". 

Burimi:Cosmopolitan