Në shfaqjen e re për pranverë 2023, të zhvilluar nga Balenciaga, dizajneri i modës, Demna, zgjodhi një temë shumë specifike: baltën.
Koleksioni i tij u prezantua pikërisht nga modelë që ecnin nëpër baltë, por u vu re mungesa e një prej muzave të Demna-s, Kim Kardashian.
View this post on Instagram
Kim nuk arriti dot të ishte prezente, por Denma e gjeti mundësinë, çoi shfaqjen e Balenciaga-s te Kim.
Ylli 41-vjeçar pozoi me veshjet trasgresive dhe të guximshme të dizajnerit, e shtrirë në baltë. Veshja e saj u plotësua nga syzet “alien-esque” dhe mbishkrimi i albumit ishte: “Kur nuk arrita të isha në shfaqjen e @balenciaga, por @demna solli shfaqjen tek unë”.
Ja pra miq, është bota e Kim dhe ne jetojmë në të.
Artikuj të sugjeruar: