Pushteti

Mbretin Charles e irritonte stili i veshjes së Kate Middleton

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2022

Mbretin Charles e irritonte stili i veshjes së Kate Middleton
Getty Images

Të dashur njerëz, mbahuni, një pafundësi me libra rreth familjes mbretërore po vijnë.

Një prej tyre është “The New Royals” nga Katie Nicholl dhe hedh dritë mbi marrëdhënien paksa të tensionuar mes mbretit Charles dhe Kate Middleton, veçanërisht në periudhën kur ajo u bë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore.

Mbreti Charles, asokohe kishte titullin princ dhe pati një problem dhe irritim të dukshëm kundrejt vëmendjes që mori Kate, për veshjet e saj elegante me të cilat prezantohej në publik.

Qartazi, Charles përjetoi një déjà vu, pasi iu kujtua koha kur princeshë Diana u bë më e famshme se ai dhe të gjithë sytë u përqendruan pikërisht te princesha e ndjerë. Historia u përsërit edhe me Kate dhe Charles u shqetësua, pasi të gjithë u magjepsën pas Kate, sapo ajo futi këmbët në familjen mbretërore.

Mbreti aktual ishte gjithmonë në siklet pse fustanet dhe kombinimet e princeshës Kate eklipsonin veprat dhe aktivitetet e tij mbretërore dhe mesa duket, kjo mëri zgjati edhe pas lindjes së princave George, Louis dhe princeshës Charlotte, sepse shpesh ai ankohej se nuk po shpenzonte mjaftueshëm kohë me nipërit dhe mbesën.

Me pak fjalë, Charles qenka pak inatçor, tekanjoz dhe mbreti jo vetëm i Mbretërisë së Bashkuar, por edhe i dramava.

Domethënë, kur u nxeh me një stilolaps…

Artikuj të sugjeruar: