Celebrity

Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: 'Je bullizues dhe qesharak'

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2022

Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: 'Je bullizues dhe
Photo Credits: Google Images

Shkrimtarja e modës dhe redaktorja e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, ndau mendimet e saj për shfaqjen shumë të diskutueshme të Kanye West në Paris. Ky i fundit filloi t'i shpërndante fotot personale në Instagram dhe të kritikonte stilin e saj të të veshurit. 

Gigi Hadid komentoi në mbrojtje të mikeshës së saj, Gabriella-s:

"Do të doje të kishe 1% të intelektit të saj. Madje, nëse ekziston dikush që mund të të ndihmonte në këtë lëmsh që je futur, është ajo. [...] Je bullizues dhe qesharak", i shkroi modelja reperit në Instagram.

Hadid mbështeti redaktoren e Vogue edhe nëpërmjet postimeve në Story, duke e cilësuar "një nga zërat më të rëndësishëm të industrisë".

West publikoi linjën – e mbushur me bluza “White Lives Matter” – në transmetim të drejtpërdrejtë dhe shkaktoi reagime të mëdha në internet. Sipas E! Neës, ai i tha turmës se ky koleksion ishte fillimi i një "kufiri të ri".

"Kjo është një situatë e pakontrollueshme," tha ai para audiencës. "Kjo është ëndrra e Zotit, një ëndërr që nuk mund të ndodhë pa ndihmën e Zotit."

Sfilata e Kanye-s u cilësua një sfilatë surprizë e modës, por u bë një surprizë më e madhe se sa pritej. Një ngjarje "sekret" në pasarelë nga Kanye West përfshinte bluza me sloganin "White Lives Matter".

Bluzat, të cila shfaqnin një foto të Papës Gjon Pali II në pjesën e përparme, ishin veshur nga modelet në pasarelë dhe nga Ye, siç preferon të njihet West.

Përpara se të fillonte sfilata, ai i tha audiencës:

"Të gjithë këtu e dinë që unë jam lideri ... ju nuk mund të më menaxhoni. Kjo është një situatë e pamenaxhueshme.”

Gigi Hadid shpërthen kundër Kanye West: 'Je bullizues dhe
Photo Credits: Candace Owens/Twitter