School & Career

Arsimi profesional i fuqizon vajzat drejt profesioneve të reja

Arsimi profesional i fuqizon vajzat drejt profesioneve të reja
Në foto: Valentina, Drejtimi Përpunim druri, Shkodër.
Copyright: Kube Studios

Arsimi dhe formimi profesional në Shqipëri promovon aftësimin e vajzave në profesione të cilat më parë janë zgjedhur kryesisht nga djemtë, por për të cilat nevojat e tregut janë të larmishme. Mundësitë aktuale jo vetëm që nuk i përjashtojnë vajzat, por madje ofrojnë mundësi reale për punësim dhe karrierë pavarësisht gjinisë.

Këtu bëjnë pjesë drejtime mësimore si mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, termo-hidraulikë apo shërbim mjete transporti, të cilat kanë marrë përparësi në kurrikula në përputhje me tregun e punës dhe kushte shkollore, falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë si UNICEF-i, Ambasada e Italisë, dhe mbështetjes së shtuar të qeverisë shqiptare.

Etleva Gjelaj, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Arsimit dhe Formimit Profesional në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), tregon se përpjekjet janë përqendruar në vetëdijesimin për regjistrimin më të lartë të vajzave, dhe sidomos në degë që mund të perceptohen si atipike.

“Këtu bëjnë pjesë drejtime si pyjet, ndërtimi, elektroteknika dhe të tjera për vajzat”. Ndërkohë, për të thyer paragjykime të ngjashme, djemtë ftohen të konsiderojnë edhe profesione si tekstili, konfeksionet dhe veshjet, të cilat dikur mund të mos ishin zgjedhja e parë për ta.

Nevojat e tregut të punës dëshmojnë që punësimi dhe rezultatet në profesione të ndryshme, nuk varen nga gjinia, por nga talenti, aftësitë dhe formimi i duhur profesional i të punësuarve.

Griselda, e cila është nxënëse në Shkollën Teknike Pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër, tregon se pasioni i saj për natyrën e ka shtyrë të zgjedhë arsimin profesional në drejtimin “Pyje”. “Gjatë gjithë jetës sime kam qenë e rrethuar nga natyra dhe e kam zgjedhur këtë shkollë ngaqë më pëlqen natyra”, thotë Griselda. Ajo tregon se praktika profesionale është një nga përparësitë e shkollës së saj, dhe se shpesh diçka e tillë, përveç përfitimeve të drejtpërdrejta në formimin e saj, e afron edhe më shumë me natyrën.

“Një prej këtyre është edhe aksioni përvitshëm në Malin e Taraboshit, ku ne mbjellim pemë, ngaqë ky mal pyllëzohet vetëm në sezonin e verës”, shpjegon Griselda, e cila shton se i pëlqen shumë të eksplorojë llojet e ndryshme të bimëve dhe drurëve të Shqipërisë.

Ajo vë theksin se mbrojtja e mjedisit është prioritet, dhe se përmes arsimit që ka zgjedhur, synon të kontribuojë edhe në këtë drejtim.

Gjithashtu, vajzat që regjistrohen në arsim profesional përfitojnë edhe nga mbështetja dhe kushtet e studimit. Shkollat profesionale në Shqipëri ofrojnë automatikisht gjysmë burse për vajzat, krahas bursës së plotë për të gjithë nxënësit e shkëlqyer.

Në total janë rreth 2,500 bursa që jepen çdo vit në arsimin profesional në Shqipëri. Nga ana tjetër, ofrohet strehim falas në konvikte për vajzat që jetojnë më shumë se 5 kilometra larg shkollës.

Sipas Gjelaj nga AKPA, arsimi profesional i ndihmon të rinjtë të kuptojnë në kohë nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur, duke pasur mundësi që të jenë në kohë për të ndryshuar drejtim që herët dhe pa rrezikuar që të përballen me këtë realitet në universitet, dhe kur ndryshimi mund të jetë i vështirë apo i pamundur.

“Ke mundësi që të kuptosh nëse profesioni që ke zgjedhur është i duhuri. Sepse shpesh, bëjmë pesë vite shkollë dhe në fund kuptojmë që ky nuk ishte ajo që donim”, shpjegon Gjelaj.

Nga ana tjetër, në një kohë shumë të hershme, që në vitin e dytë të studimeve, nxënësit kanë mundësi të njohin botën e punës nëpërmjet praktikave profesionale në biznes. Diçka e tillë ka dhënë rezultate të prekshme.

“Nga gjurmimi i fundit që kemi bërë, rezulton që pothuajse 60 përqind e nxënësve që janë punësuar, e kanë gjetur punën gjatë kohës së shkollës – pra, pa e përfunduar shkollën, ata kanë arritur të punësohen”, thekson Gjelaj.

Eva Qordja, nxënëse në Shkollën Ekonomike Teknike të Tiranës, thotë se të rinjtë që ndjekin arsimin profesional, përfshi vajzat, kanë shanse më të mëdha për punësim dhe janë më të përgatitura për t’u përballur me mjedisin e punës, falë formimit të shtuar profesional që marrin në shkollë.

Ajo tregon se ndër mësimet e para që marrin është që të dinë sesi të komunikojnë me punëdhënësin, përfshi edhe në intervistat e punës.

“Duke qenë se shkolla ofron këto praktika, ne jemi goxha të përgatitur. Punëdhënësi e di që ne e kemi prekur punën, dhe e dimë sesi është një regjim në një vend pune dhe sesi funksionon ajo. Ndoshta, ndaj kemi këtë trajtim prioritar nga punëdhënësit”, thotë Qordja.

Gjithashtu, arsimi profesional u mundëson nxënëse që duan të ndjekin studimet universitare në të njëjtën degë, që të jenë më të përgatitur se bashkëmoshatarët që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme kur konkurrojnë për t’u pranuar në universitet. Ata e kanë më të lehtë ndjekjen e studimeve të larta dhe kanë përparësi në përmbylljen e tyre me sukses.

Kristina Selmani, 21 vjeç nga Korça, është drejt përfundimit të Shkollës së Mesme Profesionale të Ndërtimit. E lindur dhe rritur në Greqi, deri në moshën 12 vjeçare, kur u kthye në Korçë, asaj iu desh të rifillonte filloren, të cilën pavarësisht vështirësive ia doli ta përfundojë. Mësoi shqipen dhe krijoi shoqëri të re.

Kristina ka zgjedhur të studiojnë ndërtimtari, një profesion që zakonisht preferohet nga djemtë. Megjithatë, kjo rrethanë nuk e ndali atë për të ecur me vendosmëri drejt ëndrrës së saj për t’u bërë Inxhiniere Ndërtimi.

“Jeta ime nuk ka qenë shumë e zakonshme, por kam zgjedhur t’i bëj gjërat sipas kohës sime. Studimet i rinisa në moshën 19-vjeçare”. Kristina tregon se gjatë kohës që vazhdonte studimet në Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimit në Korçë, ajo u bë nënë.

“Vendosa të mos i ndërpres studimet, falë edhe mbështetjes së madhe të familjarëve të mi dhe të bashkëshortit. Gjatë vitit të dytë, teksa vazhdoja studimet, zbrisja edhe poshtë te vajza ime për ta ushqyer”.

Kristina thotë se kjo ka qenë një përvojë e vështirë, por edhe shumë e bukur, sepse gjeti mbështetje edhe nga mësuesit, drejtuesit e shkollës dhe nga nxënësit e tjerë. Arsyeja e këmbënguljes së saj për ta përmbyllur me sukses shkollimin profesional është sepse ajo synon që edhe studimet universitare t’i ndjekë në të njëjtin profesion.

“Kjo shkollë ka qenë si një shtëpi e dytë për mua dhe jam shumë e lumtur që nuk e ndërpreva, por ndoqa ëndrrën time për t’u shkolluar dhe për t’u diplomuar. Pavarësisht se nuk ka shumë femra në këtë profesion, unë vendosa të realizoj ëndrrën time”, thotë Kristina.

“Unë dua ta vazhdoj këtë rrugë dhe të ndjek studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi. Do doja shumë që të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht vajzat, duke ditur se ato nuk kanë asnjë limit, të arsimohen në një shkollë profesionale”, thekson ajo.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Vocational education empowers girls towards new professions

Arsimi profesional i fuqizon vajzat drejt profesioneve të reja

Vocational education and training in Albania promotes the training of girls in professions that were previously chosen mainly by boys, but for which the needs of the market are diverse. Current opportunities not only do not exclude girls, but even offer real employment and career opportunities regardless of gender.

This includes courses such as mechanics, electrotechnics, electronics, woodworking, geodesy, thermo-hydraulics or service of transport vehicles, which have received priority in the curricula in accordance with the labor market and school conditions, thanks to the cooperation with international partners such as UNICEF, the Embassy of Italy, and the increased support of the Albanian government.

Etleva Gjelaj, Director of the Department of Education Management and Vocational Training at the National Employment and Skills Agency (AKPA), shows that efforts are focused on raising awareness of the higher registration of girls, and especially in branches that can be perceived as atypical.

"This includes fields such as forestry, construction, electrotechnics and others for girls". Meanwhile, to break similar prejudices, boys are also invited to consider professions such as textiles, clothing and clothing, which may not have been their first choice in the past.

The needs of the labor market prove that employment and results in different professions do not depend on gender, but on the talent, skills and proper professional training of the employees.

Griselda [last name required], who is a student at the "Kolë Marjini" Forestry Technical School in Shkodër, says that her passion for nature has led her to choose professional education in the "Forests" field. "All my life I have been surrounded by nature and I chose this school because I like nature", says Griselda. She says that professional practice is one of the advantages of her school, and that often something like this, in addition to the direct benefits in her training, brings her even closer to nature.

"One of these is the annual action on Mount Taraboshi, where we plant trees, because this mountain is forested only in the summer season," explains Griselda, who adds that she really likes to explore the different types of plants and trees in Albania. .

Ajo vë theksin se mbrojtja e mjedisit është prioritet, dhe se përmes arsimit që ka zgjedhur, synon të kontribuojë edhe në këtë drejtim.

Gjithashtu, vajzat që regjistrohen në arsim profesional përfitojnë edhe nga mbështetja dhe kushtet e studimit. Shkollat profesionale në Shqipëri ofrojnë automatikisht gjysmë burse për vajzat, krahas bursës së plotë për të gjithë nxënësit e shkëlqyer.

Në total janë rreth 2,500 bursa që jepen çdo vit në arsimin profesional në Shqipëri. Nga ana tjetër, ofrohet strehim falas në konvikte për vajzat që jetojnë më shumë se 5 kilometra larg shkollës.

Sipas Gjelaj nga AKPA, arsimi profesional i ndihmon të rinjtë të kuptojnë në kohë nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur, duke pasur mundësi që të jenë në kohë për të ndryshuar drejtim që herët dhe pa rrezikuar që të përballen me këtë realitet në universitet, dhe kur ndryshimi mund të jetë i vështirë apo i pamundur.

“Ke mundësi që të kuptosh nëse profesioni që ke zgjedhur është i duhuri. Sepse shpesh, bëjmë pesë vite shkollë dhe në fund kuptojmë që ky nuk ishte ajo që donim”, shpjegon Gjelaj.

Nga ana tjetër, në një kohë shumë të hershme, që në vitin e dytë të studimeve, nxënësit kanë mundësi të njohin botën e punës nëpërmjet praktikave profesionale në biznes. Diçka e tillë ka dhënë rezultate të prekshme.

“Nga gjurmimi i fundit që kemi bërë, rezulton që pothuajse 60 përqind e nxënësve që janë punësuar, e kanë gjetur punën gjatë kohës së shkollës – pra, pa e përfunduar shkollën, ata kanë arritur të punësohen”, thekson Gjelaj.

Eva Qordja, nxënëse në Shkollën Ekonomike Teknike të Tiranës, thotë se të rinjtë që ndjekin arsimin profesional, përfshi vajzat, kanë shanse më të mëdha për punësim dhe janë më të përgatitura për t’u përballur me mjedisin e punës, falë formimit të shtuar profesional që marrin në shkollë.

Ajo tregon se ndër mësimet e para që marrin është që të dinë sesi të komunikojnë me punëdhënësin, përfshi edhe në intervistat e punës.

“Duke qenë se shkolla ofron këto praktika, ne jemi goxha të përgatitur. Punëdhënësi e di që ne e kemi prekur punën, dhe e dimë sesi është një regjim në një vend pune dhe sesi funksionon ajo. Ndoshta, ndaj kemi këtë trajtim prioritar nga punëdhënësit”, thotë Qordja.

Gjithashtu, arsimi profesional u mundëson nxënëse që duan të ndjekin studimet universitare në të njëjtën degë, që të jenë më të përgatitur se bashkëmoshatarët që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme kur konkurrojnë për t’u pranuar në universitet. Ata e kanë më të lehtë ndjekjen e studimeve të larta dhe kanë përparësi në përmbylljen e tyre me sukses.

Kristina Selmani, 21 vjeç nga Korça, është drejt përfundimit të Shkollës së Mesme Profesionale të Ndërtimit. E lindur dhe rritur në Greqi, deri në moshën 12 vjeçare, kur u kthye në Korçë, asaj iu desh të rifillonte filloren, të cilën pavarësisht vështirësive ia doli ta përfundojë. Mësoi shqipen dhe krijoi shoqëri të re.

Kristina ka zgjedhur të studiojnë ndërtimtari, një profesion që zakonisht preferohet nga djemtë. Megjithatë, kjo rrethanë nuk e ndali atë për të ecur me vendosmëri drejt ëndrrës së saj për t’u bërë Inxhiniere Ndërtimi.

“Jeta ime nuk ka qenë shumë e zakonshme, por kam zgjedhur t’i bëj gjërat sipas kohës sime. Studimet i rinisa në moshën 19-vjeçare”. Kristina tregon se gjatë kohës që vazhdonte studimet në Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimit në Korçë, ajo u bë nënë.

“Vendosa të mos i ndërpres studimet, falë edhe mbështetjes së madhe të familjarëve të mi dhe të bashkëshortit. Gjatë vitit të dytë, teksa vazhdoja studimet, zbrisja edhe poshtë te vajza ime për ta ushqyer”.

Kristina thotë se kjo ka qenë një përvojë e vështirë, por edhe shumë e bukur, sepse gjeti mbështetje edhe nga mësuesit, drejtuesit e shkollës dhe nga nxënësit e tjerë. Arsyeja e këmbënguljes së saj për ta përmbyllur me sukses shkollimin profesional është sepse ajo synon që edhe studimet universitare t’i ndjekë në të njëjtin profesion.

“Kjo shkollë ka qenë si një shtëpi e dytë për mua dhe jam shumë e lumtur që nuk e ndërpreva, por ndoqa ëndrrën time për t’u shkolluar dhe për t’u diplomuar. Pavarësisht se nuk ka shumë femra në këtë profesion, unë vendosa të realizoj ëndrrën time”, thotë Kristina.

"I want to continue this path and pursue higher studies in Civil Engineering. I would very much like young men and women, especially girls, knowing that they have no limits, to be educated in a professional school", she emphasizes.