Miliarderi Elon Musk është kritikuar ashpër pasi publikoi një seri postimesh në Twitter për pushtimin e Ukrainës.
Të hënën në mbrëmje, Musk shkroi rreth konfliktit duke thënë fillimisht se për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë një "ribërje" të zgjedhjeve "nën mbikëqyrjen e OKB-së" në katër zona të Ukrainës të aneksuara ilegalisht nga Rusia. Musk tha se "Rusia duhet të largohet" nga ato zona "nëse ky është vullneti i njerëzve".
Ai tha gjithashtu se Krimea, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, duhet të bëhet "formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Khrushchev-it), duke iu referuar dekretit të vitit 1954 të lëshuar nga kryeministri i atëhershëm sovjetik Nikita Khrushchev për transferimin e përgjegjësisë për Krimenë në Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës.
Ideja se Krimea është pjesë e Ukrainës ishte "gabimi i Khrushchev-it" ka qenë prej kohësh një pikë diskutimi në Kremlin.
CEO i Tesla-s tha gjithashtu se Ukraina duhet "të qëndrojë neutrale" dhe në postimet e mëvonshme në Twitter shtoi se "fitorja për Ukrainën nuk ka gjasa".
Ukraine-Russia Peace:
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
- Redo elections of annexed regions under UN supervision. Russia leaves if that is will of the people.
- Crimea formally part of Russia, as it has been since 1783 (until Khrushchev’s mistake).
- Water supply to Crimea assured.
- Ukraine remains neutral.
Në përgjigje të postimeve të tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky postoi një sondazh në Twitter duke pyetur "cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?" me opsionet "ai që mbështet Ukrainën" ose "ai që mbështet Rusinë".
Which @elonmusk do you like more?
— ????????? ?????????? (@ZelenskyyUa) October 3, 2022
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha: “Ata që i propozojnë Ukrainës të heqë dorë nga populli dhe toka e saj – me sa duket për të mos lënduar egon e mavijosur të Putinit ose për të shpëtuar Ukrainën nga vuajtjet – duhet të ndalojnë së përdoruri fjalën “paqe” si një eufemizëm për të “lënë rusët të vrasin dhe përdhunojnë mijëra ukrainas të tjerë të pafajshëm dhe të rrëmbejnë më shumë tokë”.
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani komentoi përmes një gjuhe aspak diplomatike: “Shko p*rdhu! Kjo është përgjigjja ime shumë diplomatike ndaj jush,” tha ai duke shtuar se asnjë ukrainas “nuk do ta blejë kurrë Tesla-n tënd të ndyrë. Pra, paç fat.”
Shumica e reagimeve në Twitter ndaj komenteve të Musk kanë qenë negative, ku shumë njerëz i thonë atij të mos komentojë për gjërat për të cilat, me sa duket, di shumë pak.