News

Shpërthimi tragjik i merr jetën 35 të rinjve: Viktimat, kryesisht vajza, po përgatiteshin për provim

Shpërthimi tragjik i merr jetën 35 të rinjve: Viktimat, kryesisht

Të paktën 35 persona janë vrarë në një sulm pranë një qëndre mësimore në Kabul. Më shumë se 80 të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes në kolegjin Kaaj në zonën Dasht-e-Barchi.

Shumica e viktimave ishin të rinjtë të cilët po përgatiteshin për provimin e radhës në momentin e shpërthimit të bombës. Deri më tani nuk dihet asgjë për përgjegjësit e tragjedisë. 

Shumë nga viktimat i përkisnin minoritetit Hazaras, pakicë e cila shpesh ka qenë e targetuar nga militantët e Shtetit Islamik. 

Dhjetra gra Hazara kundërshtuan ndalimin e tubimeve nga zyrtarët talebanë të vendit për të protestuar kundër dhunës të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Rreth 50 gra kënduan ndërsa marshonin në rrugë, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund "gjenocidit Hazara".

Pas sulmit të së premtes, pamjet në mediat lokale dhe ato të shpërndara në rrjete sociale shfaqën qartë skena të dhimbshme: adoleshentë të shtrirë në korridoret e spitalit, trupa pa jetë, tavolina të përmbysura dhe rrënoja të mbetura nga institucioni arsimor.

"Nuk po e gjejmë atë asgjëkundi!"- dëgjohet të thotë një grua e cila kërkonte për motrën e saj 19-vjeçare në spital.

Sulmuesi raportohet se ka qëlluar mbi rojet jashtë qendrës, ka hyrë në një klasë dhe ka shpërthyer një bombë.

Dëshmitarët okularë thanë për BBC-në se shumica e viktimave ishin vajza – ato ishin ulur në rreshtin e parë, në momentin e shpërthimit. Një tjetër student i plagosur tha se në dhomë ishin rreth 600 persona kur ndodhi sulmi.

Burimi: BBC

REELS

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

The tragic explosion took the lives of 35 young people: The victims, mostly girls, were preparing for an exam

Shpërthimi tragjik i merr jetën 35 të rinjve: Viktimat, kryesisht

At least 35 people have been killed in an attack near an educational center in Kabul. More than 80 others were injured in Friday's attack on Kaaj college in Dasht-e-Barchi area.

Most of the victims were young people who were preparing for the next exam at the time of the bomb explosion. So far, nothing is known about those responsible for the tragedy. 

Many of the victims belonged to the Hazara minority, a minority that has often been targeted by Islamic State militants. 