
Ndër dekada, publiku është familjarizuar me flokët e gështenjtë apo të zinj të artistes italiane, Monica Bellucci.


Së fundmi, për kopertinën e revistës “Soon”, 55- vjeçarja ka surprizuar me pamjen e saj të re, drastikisht NDRYSHE!

Me flokët bjondë, teksa pozon me një fustan Valentino dhe bizhuteri Cartier, Bellucci duket thuajse tjetër njeri.


Duhet thënë se pamja e re është pëlqyer shumë sepse hej, është Bellucci!
Për këdo që mendoi se kjo është hera e parë në histori, që Monica shfaqet bjonde ju themi se jo.

Kujtoni interpretimin e saj në LE DEUXIEME SOUFFLE - BANDE ANNONCE.

