Celebrity

Kombinimi i javës: Falë Kanye-s, shapkat me gisht dhe çorapet tani janë në modë!

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Kombinimi i javës: Falë Kanye-s, shapkat me gisht dhe çorapet

Kanye nuk ngjan me asnjë dhe sigurisht, prej tij do kemi gjithnjë diçka për të mësuar! Gjatë kësaj jave përshembull, përveçse vendosi foton e ish-vjehrrës si foto profili në Instagram, e çoi modën në tjetër nivel.  

I veshur nga koka tek këmbët me lëkurë dhe hoodie, Kanye surprizoi me zgjedhjen e këpucëve. Më saktë- shapkave me gisht që shndërrinin sipër çorapeve të zeza! 

Kombinimi i javës: Falë Kanye-s, shapkat me gisht dhe çorapet

Shapkat e Ye mësohet të jenë me gurë diamandi dhe janë nga koleksioni i Burberry-it, pranverë-verë 2023. S'është e nevojshme të thuhet që look-u i zgjedhur u shoqërua me komente online...

Kombinimi i javës: Falë Kanye-s, shapkat me gisht dhe çorapet

"Kanye, të dua shumë, por çorapet me shapka...kurrë."- shkruan dikush e ndërsa një tjetër mendon ndryshe.

Kombinimi i javës: Falë Kanye-s, shapkat me gisht dhe çorapet

"Bravo Kanye! Të lutem ktheji në modë sandalet me çorape që të mos më kritikojnë më kur i vesh unë."

Reperi e di shumë ç'bën dhe ditë pas dite vërteton se është një hap para tokësorëve të tjerë, prandaj studiojeni mirë këtë kombinim. Mund të jetë trendi i radhës! 

Burimi: CNN