Social Buzz

Qentë vazhdojnë të na surprizojnë: Gjejeni pak ç'mund të bëjnë tani!

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2022

Qentë vazhdojnë të na surprizojnë: Gjejeni pak

Qentë vazhdojnë të na surprizojnë pas çdo studimi, duke na vërtetuar gjithnjë e më shumë se janë në harmoni të plotë me ne, ndjesitë dhe humorin tonë. Së fundmi, ekspertët kanë arritur në përfundimin se shokët katërputroshë mund ta dallojnë kur jemi të stresuar përmes frymës dhe djersës tonë.

4 qenë- në mënyrë vullnetare nga të zotët e tyre- u trajnuan për "të zgjedhur" një nga tre kutitë me aroma të ndryshme dhe në më shumë se 650 nga 700 provëza, ata identifikuan me sukses një mostër të djersës ose frymëmarrjes që ishte marrë nga një person i stresuar.

Qentë vazhdojnë të na surprizojnë: Gjejeni pak

Studiuesit, në "Queen's University Belfast" shpresojnë se studimi i tyre, i botuar në revistën Plos One, do të ndihmojë në trajnimin e mëtejshëm të qenve.

Në fakt, qentë të gjithë botën e tyre e përjetojnë përmes aromave. Aftësia e tyre super e zhvilluar për të nuhatur është përdorur historikisht për të identifikuar drogërat, eksplozivët dhe sëmundje të ndryshme përfshi këtu Covid-19.

Ajo çfarë shkencëtarët s'dinin deri tani është se qentë mund "ta ndjenin me erë" gjendjen tonë psikologjike.

MOS I HUMBISNI