Celebrity

Ç’po ndodh? Kanye vendos si foto profili portretin e Kris Jenner

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2022

Ç’po ndodh? Kanye vendos si foto profili portretin e Kris Jenner
GETTY IMAGES

Kjo javë ka qenë interesante për Kim dhe ish-at e saj, sidomos kur bëhet fjalë për Kanye West, i cili i ka çuditur të gjithë me veprimin e fundit.

Ai e ka vendosur portretin e Kris Jenner si foto profili në Instagram dhe të gjithë u konfuzuan.

Ç’po ndodh? Kanye vendos si foto profili portretin e Kris Jenner
@kanyewest/ Instagram

Gjithsesi, reperi e ka sqaruar situatën, duke thënë se e gjitha është në shenjë paqeje dhe respekti, duke theksuar se do të ndryshojë narrativën.

Kanye ka pasur një marrëdhënie të ngatërruar me ish-vjehrrën, pasi e ka akuzuar se i ka shkatërruar familjen. Përmes disa mesazheve në Instagram, Kanye u shpreh: "Mos lejoni që Kris t'ju bëjë të pozoni për Playboy siç bëri ajo [Kylie] dhe Kim. Hollywood-i është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time. Unë e njoh këtë varësi. Instagram e promovon atë. Nuk do ta lejoj t'i ndodhë Northy-t dhe Chicago-s”, shkruante në postim.

Por mesa duket, një epokë e re armëpushimi ka ardhur dhe Kanye ka reflektuar.

Artikuj të sugjeruar: