Pushteti

2 divorce në 3 vite për 'gruan më të fuqishme në botë': Pas Jeff Bezos, radhën e ka burri i dytë!

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2022

2 divorce në 3 vite për 'gruan më të fuqishme në

Miliarderja dhe filantropja MacKenzie Scott u lodh shpejt nga martesa e dytë dhe brenda dy vitesh kërkoi një tjetër divorc! E listuar nga Forbes si "Gruaja më e fuqishme" në 2021-in, Scott u martua me mësuesin e shkencave Dan Jeëett vjet, pasi u nda nga Jeff Bezos në 2019-ën.

2 divorce në 3 vite për 'gruan më të fuqishme në

E njohur si një prej grave më të pasura të botës, MacKenzie mësohet se ka firmosur dokumentat e divorcit tjetër gjatë kësaj jave. 

Në vitin 2021, çifti konfirmoi bashkimin e tyre në martesë pa shumë bujë dhe përmes një mesazhi në faqen e tyre të ëeb-it për Giving Pledge, një organizatë filantropike që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin një pjesë të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

2 divorce në 3 vite për 'gruan më të fuqishme në

Scott ka kontribuar me miliarda dollarë si pjesë e një plani për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së saj.

"Unë jam martuar me një prej njerëzve më të mirë dhe më bujarë që njoh dhe i jam bashkuar asaj në zotimin për t'i shërbyer të tjerëve duke i ndihmuar financiarisht."- deklaronte në 2021-shin, Jewett që sot është ish-bashkëshorti i saj.

Scott, e cila është gjithashtu shkrimtare, e ka fshirë Jewett edhe nga përshkrimi i biografisë së saj në Amazon, burimi kryesor i pasurisë së saj!

Burimi: CNN